Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ Kodi penal, Edi Rama ligjëron korrupsionin!

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullim të gjatë pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullim të gjatë pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

16:30, 01/10/2026

Cristiano Ronaldo mund të përballet me një ndëshkim të rëndë disiplinor pas largimit të papritur nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë në Danimarkë. Sulmuesi u largua nga Kopenhaga me avionin e tij privat dhe udhëtoi drejt Madridit, në prag të ndeshjes së Portugalisë ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.

Sipas rregullores së Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), një lojtar që largohet nga një stërvitje apo ndeshje pa një justifikim të vlefshëm mund të dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj, përveç gjobës financiare.

Kjo situatë ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth së ardhmes së Ronaldos me kombëtaren. 41-vjeçari, i cili ka regjistruar 234 paraqitje dhe 146 gola me fanellën kuqezi, kishte lënë së fundmi të kuptohej se kjo mund të ishte “ndoshta” sezoni i tij i fundit me Portugalinë.

Ronaldo pritet të shpjegojë arsyet e largimit, ndërsa deri tani nuk ka bërë një njoftim zyrtar për tërheqjen nga kombëtarja. Megjithatë, fakti që ai u largua në prag të një ndeshjeje zyrtare mund të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhënien e tij me trajnerin Jorge Jesus dhe drejtuesit e federatës.

Sipas medieve portugeze, Jorge Jesus dhe presidenti i FPF-së, Pedro Proença, madje u përpoqën ta ndiqnin Ronaldon deri në aeroport për ta bindur të mos largohej, por pa sukses.

Situata vjen pas një Botërori 2026 zhgënjyes për Portugalinë, e cila u eliminua nga Spanja në fazën e 1/8-ve, pavarësisht se konsiderohej ndër ekipet pretendente. Roli i Ronaldos si titullar ishte diskutuar gjerësisht gjatë turneut dhe tani largimi i tij nga grumbullimi mund të shënojë një kapitull të ri në marrëdhënien e tij me kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco