1 Tetor 2026, 18:02
Nga E. D
Denion Meidani
SHKUP- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.
Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, nuk mund e nuk duhet kurrsesi tu thuash jo. Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve.
"Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë", u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.
Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare.
"Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve", tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.
Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për tu kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: ‘Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët’.
Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët. Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar.
Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.
Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë derën e sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian.
"Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë", u shpreh ai.
Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: ‘Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju’./Dosja.al
denion meidani
Politike
1 Tetor 2026, 16:43
E. D
Agron Shehaj, Adriatik Lapaj
TIRAN Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të S...
Politike
1 Tetor 2026, 16:02
E. D
Ursula von der Leyen
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndë...
Politike
1 Tetor 2026, 16:01
G.M
Protestues në Prishtinë duke kërkuar lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët u dënua...
Politike
1 Tetor 2026, 15:58
E. D
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur në Komisionin e Ligjeve për përmasat e parave t&...
Politike
1 Tetor 2026, 15:52
E. D
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mb&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 15:46
E. D
Ferit Hoxha
BERLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm...
Politike
1 Tetor 2026, 15:23
E. D
Ursula von der Leyen
PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Dhomave t&e...
Politike
1 Tetor 2026, 15:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimet në QSUT do të vijojnë në mënyrë të përshkall...
Politike
1 Tetor 2026, 14:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme para ambienve të SPAK, ndërsa Monika Kryemadhi po jepte një d...
Politike
1 Tetor 2026, 13:55
E.d
Nikola Kedhi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shq...