Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident tragjik në Fushë Krujë, FOTO: Makina përplaset me trafikndarësen, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Fushë Krujë, FOTO: Makina përplaset me
Makina përplaset me trafikndarësen ne Larushk

Një aksident tragjik ka ndodhur pak momente më parë në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Larushk, kur raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Siç shihet dhe nga pamjet, trupat janë ende në rrugë.

Paraprakisht, bëhet me dije se makina lëvizte me shpejtësi shumë të madhe dhe është përplasur me një trafikndarëse, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht në pjesën e përparme.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, urgjenca mjekësore dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë.

Aksident tragjik në Fushë Krujë, FOTO: Makina përplaset me
Makina përplaset me trafikndarësen ne Larushk

Viktimë, raportohet se ka mbetur një 22 vjeçar me shtetësi të huaj, kurse i plagosuri është një 18 vjeç banor i zonës së Fushë Krujës. Ai është dërguar me urgjencë drejtë Spitalit të Traumës në Tiranë.

"Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese