Një 23-vjeçar egjiptian humbi jetën dhe një 18-vjeçar u plagos në një aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, pranë fshatit Larushk.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 18-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, dyshohet se kreu një parakalim të gabuar dhe, teksa tentoi të shmangte një “Volkswagen” që vinte përballë, u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Nga përplasja humbi jetën në vend 23-vjeçari, i cili ishte pasagjer dhe punonte si mekanik në kompaninë e familjarëve të drejtuesit të mjetit. Ndërsa 18-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës.
Gjatë transportimit, autoambulanca u përplas me një tjetër automjet pranë Tiranës, pa shkaktuar të lënduar. 18-vjeçari u mor më pas nga një autoambulancë tjetër dhe u dërgua te Trauma. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.











Komente
Komento