Migrena, sëmundja që prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën

1 Tetor 2026 | 18:13

Migrena, nuk është thjeshtë një dhimbje koke, por një nga çrregullimet neurologjike më të zakonshme dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë që prek rreth 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën.

Për shumë pacientë, një krizë mund të jetë aq e fortë sa t’i detyrojë të ndalojnë punën, studimet dhe aktivitetet e përditshme.

Përveç dhimbjes, migrena mund të shoqërohet me të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe aromave, si dhe vështirësi në përqendrim.

Në Portugali, mendohet se rreth 2 milionë persona vuajnë nga migrena. Sëmundja prek veçanërisht gratë. Një studim tregon se 92% e grave me migrenë në Portugali kanë përjetuar kufizime në punë, studime apo aktivitete të tjera për shkak të dhimbjeve.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se shqetësues është fakti se shumë raste nuk diagnostikohen. Rreth 42% e grave me simptoma të përshtatshme me migrenën nuk kanë marrë kurrë një diagnozë mjekësore, ndërsa një pjesë e madhe e pacientëve përdorin vetë-mjekim.

Ekspertët theksojnë se migrena mund të ndikojë edhe në jetën profesionale, marrëdhëniet personale dhe mirëqenien emocionale.

Mjekët dhe organizatat e pacientëve bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim të përshtatshëm, duke theksuar se personat që vuajnë nga migrena nuk duhet ta konsiderojnë dhimbjen kronike si diçka normale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thatësira dhe mungesa e tregut, fermeri nga Muriqani: 5 muaj që s’ka shi, prodhimet janë zero

Në Muriqan të Shkodrës, toka vazhdon të punohet me të njëjtin mundim, por frytet e saj nuk po sjellin më të njëjtin rezultat. Thatësira, mungesa...
20:47 | 30/09/2026

Komisioni Europian apel vendeve të BE-së për kontrolle të zemrës

Problemet kardiovaskulare renditn të parat në listën e sëmundshmërive ne Europë. Ata janë gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve, me rreth 1.7 milionë viktima çdo vit....
19:42 | 30/09/2026

Tradita që kërkon treg, gratë e fshatit synojnë të ardhura nga prodhimet vendase

Në një panair të vogël, mes produkteve të përgatitura me dorë, takojmë dy gra nga fshati që kanë zgjedhur ta kthejnë traditën dhe prodhimet e...
20:30 | 29/09/2026