Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave. Këtë radhë sulmuesi francez i Realit të Madridit është vënë në shënjestër për atë çfarë ka ndodhur në orët e fundit me futbollistin që është pikasur në një festë në Paris i shoqëruar nga partnerja e tij Ester Exposito.

Sigurisht që nuk ka ndonjë gjë të keqe që futbollisti të dalë dhe të argëtohet, por Mbappe rezulton i dëmtuar. Kujtojmë se kapiteni i kombëtares franceze u largua nga grumbullimi i kombëtares franceze pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen me Turqinë.

Ajo që pritej ishte që Mbappe pas asaj sfide të Nations League të kthehej në Valdebebas për të nisur punën për rikuperimin nga problemi në gjurin e majtë. Por ai u pa në Paris në një festë bashkë me aktoren spanjolle dhe në 2 ditët e fundit nuk është shfaqur në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve ishin të pranishëm, duke përfshirë edhe futbollistët e dëmtuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AMAR Taoualit (@taoualit__amar)

Top Channel