1 Tetor 2026, 18:18
Nga DOSJA
TIRANE - Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ka paralajmëruar trajneri Arjan Bellaj se ndaj tij do të merren masa, nëse në vazhdim nuk shfaqet në intervistë pas ndeshjes.
Gjithashtu, drejtorit Bazion Tragaj, i cili nuk duhet të ishte në stadium ndaj Skënderbeut, i shtohen edhe 10 ndeshje të tjera pezullimi.
Ja dhe vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës:
1. KF Vora, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.
2. Zyrtari i KF Vora, Arian Bellaj, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
3. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 06, datë 17.09.2026, në bazë të neneve 14/1/h dhe 29/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë si dhe 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 06, datë 17.09.2026.
4. Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Vora ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
5. KF Kukësi, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
6. Zyrtari i KF Kukësi, Fundim Dollaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KS Kastrioti, Oresti Kasmollari, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
9. KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
10. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
11. KF Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore Vajza, kundër KF Egnatia Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
12. Lojtari i KF Gramshi, Fadil Meta, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13. KF Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
14. Zyrtari i FK Apolonia U-18, Santiliano Dule, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
15. Zyrtari i FK Partizani U-15, Kristiano Halo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.
16. Lojtari i FC Dinamo City U-18, Vasil Shupli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Lojtari i KF Vora U-16, Brendon Shkëmbi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
18. Lojtari i Apollo FC U-16, Gerjon Arbri, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Tetor 2026, 18:02
Erling Haaland i shoqëruar nga presidenti i Manchester City, Khaldoon al-Mubarak
ANGLI - Presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon al-Mubarak, gëzo...
Sport
1 Tetor 2026, 17:46
Luís Montenegro me Pedro Proença
PORTUGALI - Luís Montenegro kontaktoi Pedro Proença, president i Federatës Portugeze t&eu...
Sport
1 Tetor 2026, 17:17
SHBA - Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e papritur të mundësit britanik Benjamin Satterley, një prej emrave...
Sport
1 Tetor 2026, 16:52
SPANJE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, paralajmëroi më 12 maj se do t'i dërgonte UEFA-s një raport gjithëpë...
Sport
1 Tetor 2026, 16:33
PORTUGALI - Për Cristiano Ronaldon, krenaria dhe përkushtimi i palëkundur janë dy anët e së njëjtës medalje. Ndërsa...
Sport
1 Tetor 2026, 16:20
PORTUGALI - Ndërsa dyshimet rriten në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos me ekipin kombëtar portugez, pas largimit të tij nga ka...
Sport
1 Tetor 2026, 16:05
PORTUGALI - Përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Danimarkës këtë të enjte (20:45) për javën e tret...
Sport
1 Tetor 2026, 15:03
NORVEGJI - Është një histori e pazakontë direkt nga Norvegjia. Erling Haaland ka ngritur një padi kundër Norwegian Air Shuttle p&e...
Sport
1 Tetor 2026, 14:48
ITALI - Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran dhe stafi i tij zhvilloi sot një tjetër seancë stërvitore në Cesena, ku fokusi isht...
Sport
1 Tetor 2026, 14:41
SUEDI - Suedia do të jetë pa gjashtë lojtarë të premten për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Bosnjës dhe Her...