
“Bjarke Ingels Group” është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Plaza”, një ndërhyrje e re arkitekturore që pritet të ndryshojë hapësirën ku ndodhet aktualisht kompleksi “Tajvani”.
Projekti i ri parashikon zëvendësimin e godinës ekzistuese të kompleksit, e cila është pronë private, me një zhvillim të ri të konceptuar nga studioja ndërkombëtare e arkitekturës.
“Tirana Fountain Plaza” synon të sjellë një tjetër identitet arkitekturor në një prej zonave të njohura të kryeqytetit, duke e kthyer hapësirën në një pikë të re urbane.
Konkursi ndërkombëtar u zhvillua për përzgjedhjen e projektit që do të realizojë transformimin e kësaj hapësire, ndërsa “Bjarke Ingels Group” rezultoi fitues me propozimin e saj./Versus.al

