Aktualitet Celebrities

“Kur intimiteti kthehet në armë”/ Sidorela Gjoni në Shqipëria Live: Sa të mbrojtur jemi nga kjo çmenduri kolektive?

Gazetarja dhe moderatorja e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, në nisje të emisionit të saj këtë të enjte, është ndalur në temën e ditëve të fundit, lidhur me qarkullimin në rrjet të disa videove intime ku përfshihen personazhe publikë. Gjoni shprehet ndër të tjera se media nuk duhet të jetë pjesë e shpërndarjes apo komentimit të materialeve apo jetës intime të individëve , por të flasë për përdorimin e tyre si mjet shantazhi, kërcënimi apo denoncimi të një shkelje.

Ajo ngre shqetësimin për mënyrën se si imazhet apo videot private po përdoren në rrjet, ku theksoi përgjegjësinë se si media apo dhe individë po trajtojnë dhe shpërndajnë materialet në rrjet apo platforma të ndryshme.

Deklarata e plotë:

“Jam e bindur që ditën e djeshme shumëkush nga ju priti që të trajtonim temën e videoskandaleve. Megjithatë, pamë të arsyeshme dhe menduam se dje nuk kishim çfarë të komentonim.

Sepse, duke njohur të gjithë forcën që Shqipëria Live ka dhe media në vetvete, nuk kemi pse dhe si të komentojmë video të personave të rritur në intimitetin e tyre.

Por po, ka vend për të komentuar, sqaruar, për të denoncuar në momentin që këta persona kanë realizuar një shkelje, ndoshta njëra palë, ndoshta një tjetër. Ne kemi çfarë të komentojmë kur ndërhyn policia, ne kemi çfarë të komentojmë në momentin që kjo këtu nuk përdoret më si mjet komunikimi, por si pistoletë.

Sot të gjithë kanë kuptuar që janë të shantazhueshëm. Sot ka persona të cilët kërcënojnë me fakte apo pa fakte, me prova të vërteta apo jo, me sajesa dhe janë duke përdorur imazhe, figura publike dhe jo vetëm, në forma nga më të shëmtuarat. Janë duke i shantazhuar drejtpërdrejt me anë të një postimi në portale amatore, anonime, me një foto IA apo jo.

Ku po shkojmë?

Sa të shqetësuar jemi?

Sa duhet ta frenojmë këtë gjë dhe sa përgjegjësi ka çdokush për veprimet që kryen?

E gjitha kjo duke marrë shkas nga ajo për të cilën jam e bindur, ju të gjithë keni diskutuar 48 orët e fundit.

Po e sqaroj që në fillim: këtu nuk jemi për të gjykuar asnjë njeri, as për të sulmuar askënd dhe, absolutisht, zonjat të cilat sot po përmenden kudo me anë të videove të shpërndara pa të drejtë kudo në faqe për të rritur, nuk janë sot më pak grua apo më pak artiste, se të gjithë kanë fituar të drejtën të shprehin mendimin e tyre në rrjet.

Si duhet ta frenojmë këtë gjë dhe sa përgjegjësi ka çdokush për veprimet që kryen? E gjitha kjo duke marrë shkas nga ajo për të cilën jam e bindur ju të gjithë keni diskutuar 48 orët e fundit. E para njëherë po e sqaroj që në fillim, këtu nuk kemi as për të gjykuar asnjëri, as për të sulmuar askënd.

Dhe absolutisht zonjat të cilat sot po përmenden kudo me anë të videove të shpërndara pa të drejtë kudo në rrjetet sociale dhe kudo në faqe, për të rritur, nuk janë sot më pak gra apo më pak artiste, se të gjithë kanë fituar të drejtën të shprehin pa frena mendimin e tyre në rrjetet sociale.

Ndaj kujdes me çdo koment që lëshoni ndaj disa zonjave të cilat kanë qenë pre dhe viktima në gjithë këtë histori. Po pse e them këtë do ta sqarojmë në vijim. Pse realisht flitet dhe po hetohet se janë viktima të kësaj historie, dhe sa të mbrojtur jemi të gjithë nga e gjithë kjo çmenduri kolektive kudo në rrjetet sociale dhe jo vetëm në shoqërinë shqiptare.

Do ndalemi një nga një të flasim për gjithçka ka ndodhur, sa i takon videoskandalit, videove intime, videove ku njerëz adult kryejnë marrëdhënie, dhe më pas këto video shpërndahen në rrjet. Çfarë ka ndodhur hap pas hapi? Nuk do flasim për intimitetin.

Nuk do flasim për banalitetin, vulgaritetin, për cilën besoj e keni parë kudo në rrjetet sociale. Sot do flasim për ato që realisht pretendohet se mund të ketë ndodhur. Hetimet kanë nisur. Adrian Hila është marrë në pyetje. Ka një video me të cilën do doja të nisja sot Shqipëria Live.

Një video që ndoshta i jep përgjigje pyetjes së të gjithëve. Si u xhiruan këto video? Pse u xhiruan? Dhe si u përdorën? Ka një moment, një fragment në një nga shumë video që qarkulluan ku një person, palë e tretë e pyet zotërinë, i cili mendohet të jetë pronari i këtyre videove: Po më filmon?”.