"Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë"/ DASH ngre shqetësime: Korrupsioni dhe burokracia pengojnë biznesi...
Bota
FOTO+VIDEO/ SpaceX nis drejt ISS katër astronautë, misioni pritet të zgjasë rreth gjashtë muaj
Në bordin e kapsulës Dragon ndodhen dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus.
1 Tetor 2026, 18:30Nga G.M
Raketa Falcon 9
SHBA- Raketa Falcon 9 e SpaceX u nis nga Kepi Canaveral në Florida, duke transportuar katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku do të qëndrojnë për rreth gjashtë muaj. Në bordin e kapsulës Dragon ndodhen dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ekuipazhi pritet të mbërrijë në ISS rreth tetë orë pas nisjes, në një nga udhëtimet më të shpejta të realizuara nga një anije amerikane drejt stacionit orbital. Misioni ishte planifikuar të niste në mesin e shtatorit, por u shty pas zbulimit të një rrjedhjeje në raketë. Nisja u realizua pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike në Florida.
Pas mbërritjes së ekuipazhit të ri, astronautët që ndodhen aktualisht në ISS do të qëndrojnë edhe për disa ditë për të përfunduar procesin e dorëzimit të misionit, përpara kthimit në Tokë. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ndodhet rreth 400 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës dhe ka pasur prani të vazhdueshme njerëzore për rreth 25 vjet. ISS mbetet një nga projektet e rëndësishme të bashkëpunimit hapësinor mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pavarësisht tensioneve politike mes dy vendeve./Dosja.al