Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu përmend emrin në VIDEOT intime, reagon Rozana Radi: Mos më përdorni të më njollosni pa asnjë bazë, do të ndjekë rrugën ligjore

Shkruar nga Newsbomb
Iu përmend emrin në VIDEOT intime, reagon Rozana Radi: Mos më
Rozana Radi

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale lidhur me videot intime të shpërndara në rrjet, ku në to është përmendur edhe emri i saj. Përmes një postimi në Instagram ajo ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje në ato video.

Rozana ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për këdo që tenton të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve apo të pavërtetave. Gjithashtu ajo ka kërkuar që emëri i saj të mos njolloset pa asnjë bazë.

Postimi i plotë:

Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo jo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndiqet të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese