Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin

    Ora mbi 1 milion dollarë e Mark Zuckerberg, krijim i orëndreqësit me origjinë nga Kosova

    Skandali i videove intime me artiste, Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet! Do marr masa ligjore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin
    Aktualitet

    Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin

    October 1, 2026

    Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të disa videove intime, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë nxitur reagime të shumta, ka reaguar publikisht këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi.

    Përmes një deklarate të fortë, Radi mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot që po qarkullojnë dhe paralajmëron ndjekje ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, përpiqet të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve apo të pavërtetave.

    “Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.

    Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

    Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

    Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

    Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

    Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkruan Rozana Radi.

    Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot intime të personave të ndryshëm po shpërndahen në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe shqetësim lidhur me cenimin e privatësisë dhe përdorimin e emrave të personazheve publike pa bazë.

    Radi ka bërë të qartë se do të ndjekë rrugën ligjore në rast se pretendimet ndaj saj vijojnë të publikohen ose shpërndahen, ndërsa u ka bërë thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos kontribuojnë në përhapjen e materialeve apo pretendimeve të pavërtetuara.

    Radi rrjet Videot
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin

    October 1, 2026

    Ora mbi 1 milion dollarë e Mark Zuckerberg, krijim i orëndreqësit me origjinë nga Kosova

    October 1, 2026

    Skandali i videove intime me artiste, Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet! Do marr masa ligjore

    October 1, 2026

    Zjarri masiv në Piraj të Lezhës, flakët i afrohen banesave dhe kishës së fshatit

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.