Burg për mësuesin në Fier, dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike nxënëses

1 Tetor 2026, 18:55Kronika TEMA
Burg për mësuesin në Fier, dyshohet se i dërgonte mesazhe me

Mësuesi 60-vjeçar që akuzohet se i dërgonte mesazhe me përmbatjet erotike një nxënëse vetëm 13-vjeçe është lënë në burg nga Gjykata e Fierit.

Ka qenë vetë nxënësja e cila ka treguar ngjarjen, ku fillimisht ajo ka folur me prindërit pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit pas dëshmisë së vajzës kanë bërë denoncimin në polici dhe mësuesi është ndaluar.

 Pas administrimit tē mesazheve dhe verifikimeve të kryera policia ka arrestuar mësuesin ndërsa materialet i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore.

Mbi mësuesin 60-vjeçar rëndojnë tre akuza “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”.

Lini një Përgjigje