Lajmi që qarkullonte prej ditësh tashmë është zyrtar. Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, duke i dhënë fund aventurës së tij në stolin kuqeblu.
Klubi shkodran e ka konfirmuar vendimin këtë të enjte përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
“KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini”, thuhet në komunikatën e klubit.
Vllaznia ka falënderuar teknikun për punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Vendimi për largimin e Martinit ishte përfolur gjatë ditëve të fundit, ndërsa tashmë është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit. Trajneri largohet nga stoli kuqeblu, ndërsa Vllaznia duhet të përcaktojë tashmë emrin që do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit.
“Faleminderit, Edi!”, ishte mesazhi i klubit shkodran në fund të njoftimit për ndarjen me trajnerin.
© SYRI.net
Zidane rikthehet tek incidenti me Materazzi-n: Nuk jam krenar për atë që bëra
Zyrtare, zbulohet data dhe ora e finales së Superkupës së Italisë Inter-Lazio
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria mposhtet nga Irlanda në ‘Niko Dovana’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: