Ersekë, Rinalt Kasko prezanton librin e parë me poezi, “Qyteti prej letre”

1 Tetor 2026 | 19:00

Erseka u kthye në një pikëtakim të artit dhe poezisë, ku Rinalt Kasko prezantoi librin e tij të parë, “Qyteti prej letre”. Mbi 1 mijë poezi të shkruara ndër vite, por vetëm rreth 200 prej tyre janë përzgjedhur për të hyrë në faqet e këtij libri. Vargje që, siç thotë vetë autori, janë copëza të shpirtit, histori të dëgjuara dhe emocione të jetuara.

Në promovimin e zhvilluar në Kolonjë ishin të pranishëm emra të njohur të artit shqiptar, mes tyre Alfred Trebicka, Luiza Xhuvani, Xhevahir Zeneli, si edhe artistë e personalitete të tjera.

“Është libri i parë me poezi. Kam vite që merrem me të. Janë copëza të shpirtit tim, historive që kam dëgjuar, një qytet letre që kam shkruar vargjet e mia. Është libër që ka gjithë llojet e poezive, popullore, dashurie, mllefi, gëzimi, mërzie, sadisfaksion, të gjitha nga pak”, tha Rinalt Kasko, poet.

Për poetin Eris Rusi, titulli i librit mbart disa kuptime, ndërsa poezitë e Kaskos krijojnë një komunikim të drejtpërdrejtë me lexuesin.

“Ka titull që shpalos kuptim të trefishtë. Letra është e brishtë. Është vetë ekzistenca. Është planprojektim, ëndrrat, dëshirat, emocionet, që kërkon të lidhet me botën. Elementi i tretë, ambalazhi, që kërkon të përcillet tek njerëzit që ti do. Është bërë për lexues realë. Njerëzit gjejnë veten e tyre në poezitë e tij”, u shpreh Eris Rusi, poet.

Edhe këngëtari i njohur Selami Kolonja e vlerëson krijimtarinë e Kaskos, duke e cilësuar atë si një zë të veçantë në poezinë shqiptare.

“Është befasi e këtyre 10 viteve të fundit. Nëpërmjet poezive, shpirtit poetik, dalin nga shpirti. Rinalti do të jetë nga poetët që do të zërë vend në Shqipëri dhe jo vetëm. Shoh Lasgush, Esenin, Pushkin, ai nuk kopjon, është emër i përveçëm”, tha Selami Kolonja, këngëtar.

Mes vargjeve të dashurisë, gëzimit, mërzisë dhe revoltës, “Qyteti prej letre” është rrëfimi poetik i një autori që për vite me radhë ka shkruar në heshtje dhe që tashmë zgjedh t’i ndajë me lexuesin një pjesë të botës së tij. Në Ersekë, poezia e Rinalt Kaskos mori kështu formën e një libri, por edhe të një takimi mes autorit, artit dhe publikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident me vdekje në Fushë Krujë-Tiranë, humb jetën 23-vjeçari nga Egjipti

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, pranë fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake,...
18:04 | 01/10/2026

Materialet online, reagojnë Aurela Gaçe dhe Rozana Radi

Këngëtaret Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë reaguar publikisht pas qarkullimit masiv në rrjet të videove intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emrat e disa...
17:50 | 01/10/2026

Agron Shehaj fiton në Apelin e GJKKO-së gjyqin me Adriatik Lapajn

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, edhe për veprën penale të fyerjes, në çështjen e ngritur...
17:13 | 01/10/2026