Protesta e 124-të/ Qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Protesta e 124-të/ Qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë

19:06, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, në ditën e 124-t të protestës, ndërsa ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë.

Protestuesit janë nisur në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në duar mbajnë flamuj dhe pankarta.

Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa nga thirrjet e dëgjuara më shpesh janë: “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, dhe “Qeveri e krimit”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protesta pritet të vijojë përpara Kryeministrisë ku do të mbahen fjalimet kundër qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco