Integrimi në BE, Franca konfirmon mbështetjen për zgjerimin

1 Tetor 2026 | 19:15

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, gjatë qëndrimit të tij në Przno të Malit të Zi.

Biseda u fokusua në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë strategjike të forcimit të bashkëpunimit rajonal, ndërlidhjes dhe sigurisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha shkruan se Shqipëria dhe Franca kanë ndërtuar një partneritet të shkëlqyer, të mbështetur në vlera të përbashkëta evropiane, duke veçuar mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendit.

“Mbështetja e vazhdueshme e Francës për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe angazhimi i saj aktiv për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, kanë rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi.

Mbetemi të vendosur të punojmë ngushtë me Francën për të forcuar perspektivën evropiane të rajonit, për të konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë, si dhe për ta afruar në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian”, thekson Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin paralajmëron: Nuk mund të jemi të sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk do të përdoren kurrë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të martën se është e pamundur të jesh i sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk do të përdoren...
19:06 | 01/10/2026

“Tirana Fountain Plaza”, zbulohet projekti fitues për transformimin e kompleksit “Tajvani”

Bjarke Ingels Group është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountain Plaza”, një nga pesë vizionet arkitektonike të paraqitura për Tiranën e vitit 2030....
18:32 | 01/10/2026

Hoxha takon homologun gjerman: Vlerësim për mbështetjen e Berlinit ndaj anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në kuadër të...
18:22 | 01/10/2026