LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte"/ Reagon Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet

Në deklaratën e saj këngëtarja i ka cilësuar lajmet si të pabazuara duke treguar se e ka të pamundur të heshtë mbi shpifjet që cënojnë dinjitetin e saj.

1 Tetor 2026, 18:54 Nga E.M

"Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte"/ Reagon Aurela

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së disa videove intime në rrjetet sociale të cilat u përkasin personazheve të njohura publike. Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime është përfshirë edhe këngëtarja Gaçe.

Ajo ka mohuar kategorikisht çdo akuzë që lidhet me të në këto materiale. Në deklaratën e saj këngëtarja i ka cilësuar lajmet si të pabazuara duke treguar se e ka të pamundur të heshtë mbi shpifjet që cënojnë dinjitetin e saj.

Këngëtarja shtoi se bashkëpunimet muzikore me autorë të kësaj industrie janë profesionale dhe se nuk i japin askujt të drejtën të sajojë historinë për jetën apo të përdorë figurën e saj për thashetheme ndërsa bëri të ditur se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë.

"Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet, çdo pretendim që më lidh me këtë përmbajtje është i pavërtetë", tha ndër të tjera këngëtarja duke theksuar se dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik duke shtuar se është në krah të çdo vajze që i cënohet privatësia.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajmet e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht. Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë të ndryshme profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë historinë për jetën apo të përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po audohet. Çdo pretendim që më lidh me këtë përmbajtje është i pavërtetë. Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të bukur dhe nuk lejoj askënd t'a përdhosë. Edhe një herë ! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PÊRBALTË .

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të tjera. Jam në krah të çdo vajze të gruas që përballet me shpifjen, poshtërim apo cenim të privatësisë. Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ketë hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur./Dosja.al

"Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte"/ Reagon Aurela

aurela gaçe

Sondazh

Poll

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë