web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FAKTI-Letra e hapur e Veliajt kundër Ramës e shkruar me Chat GPT

1 Tetor 2026, 19:22, Aktualitet CNA

FAKTI-Letra e hapur e Veliajt kundër Ramës e shkruar me Chat GPT

Sot kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj është drejtuar me një letër të hapur duke treguar qëndrimin e tij kundër projektligjit të PS-së për ndarjen e re territoriale dhe ka kërkuar të pezullohet shqyrtimi përfundimtar nga Kuvendi.

Përtej përmbajtjes, letra, në dukje është e stërgjatë, me argumente, me nëndarje tipike si një letër e formuluar nga Chat GPT.

Duke pasur dyshimet për autorin e vërtetë të kësaj letre që në fund mban emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pyetëm Chat GPT nëse kjo letër ishte shkruar me ndihmën e tij.

Përgjigjja nuk ishte befasuese për ne, por për opinionin publik dhe kryeministrin mund të jetë befasues se si një kryetar bashkie, veçanërisht i një prej bashkive më të mëdha të vendit shpreh dhe shkruan qëndrime mbi një çështje që ka shkaktuar debat të madh si Reforma Territoriale me Chat GPT.

Mbase letrën me Chat nuk e ka bërë Veliaj, ndoshta mund ta ketë bërë krahu i tij i djathtë në bashki Alban Dokushi, por fakti është ky, letra është shkruar me Chat GPT.

Këtë e vërteton vetë Chat GPT. Ne e pyetëm nëse kjo letër është e shkruar me Chat GPT dhe përgjigjja ishte: PO… duke shpjeguar më tej dhe gjuhën e përdorur dhe stilin e të shkruarit.

“Po- teksti ka disa karaktersitika shumë të forta që e bëjnë të duket si tekst i hartuar ose të paktën i asistuar nga Chat GPT/AI”, thuhet ndër të tjera./ CNA

FAKTI-Letra e hapur e Veliajt kundër Ramës e shkruar me Chat GPT





Lajmet e fundit nga