Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kreu i OSBE takohet me Maks Haxhinë, a do "thyhet" bojkoti i avokatëve në Gjykatat e Posaçme?!

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i OSBE takohet me Maks Haxhinë, a do "thyhet" bojkoti i
Ambasadori Michel Tarran dhe profesor Maks Haxhia

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran është takuar këtë të enjte me kryetarin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia, për të diskutuar zhvillimet në fushën e drejtësisë, raporton newsbomb.al.

Ata kanë shkëmbyer pikëpamje mbi rolin e profesionit të avokatisë në forcimin e shtetit të së drejtës, aksesin në drejtësi dhe respektimin e standardeve për një proces të rregullt ligjor, si edhe mbi sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët në ushtrimin e profesionit të tyre.

"Prezenca mbetet e përkushtuar të mbështesë shtetin e së drejtës dhe një sistem drejtësie të përgjegjshëm dhe efektiv në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e drejtësisë, përfshirë Dhomën e Avokatisë", thuhet në njoftim.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të vendosin avokatët në ditët në vazhdim, pas këtij takimi, pasi me vendim të Dhomës së Avokatisë ata kanë bojkotuar seancat e themelit dhe apo për vlerësimin e masave të sigurisë, në të dyja gjykatat e posaçme.

Për shkak të rregullores së re të miratuar, e cila i përjashton avokatët nga mbajtja e celularëve në seancën gjyqësore, dhe të tjera, avokatët kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancat në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.

Situata ka krijuar vështirësi dhe vonesa të shumta, për shkak edhe të çështjeve që presin të shqyrtohen e të gjykohen, ndaj interesi mbi një vendim të ri nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia, është i lartë.  

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese