Tirana ka pritur këtë mbrëmje protestën e 124-t kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kanë vijuar me pankarta dhe mesazhe kundërshtuese ndaj mazhorancës.
Këtë herë, një pjesë e pankartave i janë referuar drejtpërdrejt konferencës së djeshme të Ramës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kryeministri foli për progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Protestuesit kanë zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë. Në një prej pankartave shkruhet:
“Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë.”
Një tjetër mesazh i drejtohet Ramës për përgjegjësinë e tij në qeverisje:















