Protesta kundër Ramës/ Qytetarët sërish në shesh, të vendosur deri në largimin e kryeministrit: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Por gjithë këto vite shërbim u shpërblyen vitin e kaluar, kur Edi Rama e mori dhe e emëroi deputet të qarkut Korçë, duke përfaqësuar qytetin e Pogradecit.
POGRADEC- Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë si shërbëtor i pushtetit socialist. Karriera politike e tij nisi si freshist në vitin 2004. Më vonë ai punoi si sekretar i deputetit Fatmir Xhafa, ndërsa pas 2013-ës u zgjodh sekretar i Këshillit të Qarkut Korçë dhe më pas nënkryetar i Bashkisë Pogradec.
Por gjithë këto vite shërbim u shpërblyen vitin e kaluar, kur Edi Rama e mori dhe e emëroi deputet të qarkut Korçë, duke përfaqësuar qytetin e Pogradecit.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, pushteti dhe paraja ecin bashkë. Një vit pasi mori mandatin si deputet i Pogradecit, Bledi Çomo ka vendosur t'i shpërblejë zgjedhësit e tij duke u ngulur një përbindësh betoni 23 kate mu në zemër të qytetit.
Në fund të korrikut, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet për një numër të madh kullash dhe resortesh nëpër Shqipëri. Mes tyre, u miratua dhe një kullë e quajtur Feneri i Pogradecit, e cila do të jetë 23 kate e lartë.

Kompania ndërtuese e kullës është Molos shpk. Ajo zotërohet nga deputeti socialist Bledi Çomo dhe vëllai i tij Genci Çomo. Në shtator të vitit të kaluar, pasi u zgjodh deputet, Bledi Çomo hoqi dorë nga zotërimi aktiv i kuotave të tij duke caktuar një shtetas të quajtur Kristi Kokoneshi si person të besuar. Kjo është një manovër fiktive, që diktohet nga Kushtetuta, e cila nuk i lejon deputetët të marrin asete, liçenca apo leje publike.

Por zotërimi pasiv nuk heq pronësinë. Pronari i Molos vazhdon të jetë Bledi Çomo. Me pak fjalë, Edi Rama i dha leje deputetit të tij të Pogradecit për të ngritur një përbindësh betoni 23 kate në zemër të qytetit.
Që nga zgjedhja e tij si deputet, ky është ndoshta kontributi më i madh që përfaqësuesi i popullit Çomo ka dhënë për zgjedhësit e tij pogradecarë. Aktiviteti i tij në Parlament është thuajse inekzistent, përtej votimit me besnikëri të ligjeve që dikton Edi Rama.
Kjo maxhorancë është e zhytur gjer në fyt në konflikt interesi. Ministra që marrin status investitori strategjik, deputetë që marrin leje për kulla, drejtor që ndërtojnë kompani private për të marrë kontratat e institucioneve të tyre e shumë bëma të tjera.
Por oreksi i zyrtarëve të maxhorancës nuk kursen asgjë. Jo vetëm tenderat, por tani as qytetet. Të ngulësh kullë 23 kate në Pogradec, është babëzi në kufijtë e kriminales./Kapitali.al
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe...
pamjet TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 124 ditë revoltë kundër qever...
Klevis Balliu, Armand Lilo TIRANË- GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes penale ndaj deputeti demokrat Klevis Balliut, i kallëzua...
pamje nga zjarri LEZHA- Një vatër masive zjarri përfshiu ditën e sotme fshatin Piraj, në Lezhë. Mësohet që, situata...
pamjet TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e qua...
Lavdie Gradica KOSOVA- Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, ka qënë e pranishme në pr...
pamjet PRISHTINË- Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i janë bashkuar protestës &ldqu...
pamje LEZHA- Vatra e zjarrit që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Piraj në Lezhë ka marrë përmasa të frikshme...
pamje PEQIN- Një vatër masive zjarri është regjistruar në fshatin Galush dhe Gjevurtë, në Njësinë Administrati...
pamjet TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qend...