Portugalia e pëson menjëherë pas largimit të Ronaldos, reagim i ashpër nga motra e sulmuesit

Portugalia ka filluar të ndiejë pasojat e largimit të Kristiano Ronaldos. Sapo u mësua se sulmuesi është ndarë nga pjesa tjetër e grupit, në rrjetin social “Instagram” janë larguar 700 mijë ndjekës për Portugalinë.
Portugalia është tashmë në shifrën 24,3 milionë ndjekës. Motra e Ronaldos, Elma Aveiro, po ashtu ka reaguar me një sulm të ashpër që ka shpërndarë.

Për Ronaldo shkruhej: “Kristiano meritonte më shumë respekt. Kombëtarja meritonte infrastrukturë më të mirë. Gazetaria portugeze meriton më shumë profesionalizëm dhe më pak spekulime.
Portugezët nuk e meritojnë të jenë më të mirët në asgjë. Jemi ziliqarë, përçmues dhe injorantë dhe meritojmë të rikthehemi te mediokriteti që na karakterizonte gjithmonë në futboll, para Kristianos. Faleminderit për gjithçka CR7. Meritoje më shumë”, është shkrimi i shpërndarë nga motra e Ronaldos.
“Kjo i thotë të gjitha”, shkruan Aveiro për të treguar se mbështet mendimin në fjalë. Sa i përket sfidës me Danimarkës do të jetë Leao që mban numrin 7 te Portugalia.


