‘Ripërtëritja nis nga baza’/ Noka në Bulqizë: Dyert e PD janë të hapura për të gjithë!

‘Ripërtëritja nis nga baza’/ Noka në Bulqizë: Dyert e PD janë të hapura për të gjithë!

19:35, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Bulqizë, në kuadër të turit të Ripërtëritjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka tha se ky proces synon të dëgjojë dhe të forcojë strukturat e PD-së në çdo qytet, bashki, degë dhe grupseksion.

“Dyert e PD-së janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një opozite të organizuar dhe të gatshme për betejën politike”, shkruan Noka.

Reagimi i plotë:

RIPËRTËRITJE E PD NIS NGA BAZA

Turi i Ripërtëritjes është një rrugëtim për të dëgjuar, bashkuar dhe fuqizuar çdo strukturë të #PD-së në çdo qytet, bashki, degë dhe grupseksion.

Dyert e PD-së janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një opozite të organizuar dhe të gatshme për betejën politike.

Nga baza nis ringritja  

Nga demokratët nis ndryshimi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco