Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e Madhe”/ Presidenti grek rikthen çështjen çame, kërkohet reagim nga Tirana

    Protesta në Prishtinë përfundon pa incidente, Policia: Falënderojmë mijëra qytetarët

    Pamje apokaliptike në Kretë/ Përmbytje dhe rrëshqitje toke, mbyllen shkollat, një viktimë dhe dy të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e Madhe”/ Presidenti grek rikthen çështjen çame, kërkohet reagim nga Tirana
    Aktualitet

    “Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e Madhe”/ Presidenti grek rikthen çështjen çame, kërkohet reagim nga Tirana

    October 1, 2026

    Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka rikthyer në vëmendje çështjen çame gjatë ceremonive përkujtimore në Paramithi, ku u nderuan 49 banorë të qytetit të ekzekutuar në vitin 1943 gjatë pushtimit gjerman.

    Në fjalimin e tij, Tasoulas iu referua bashkëpunimit të një pjese të popullsisë myslimane çame me forcat pushtuese italiane dhe gjermane dhe e lidhi këtë kapitull të historisë me pretendimet territoriale të kohës për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”.

    Presidenti grek deklaroi se 49 viktimat e Paramithisë u vranë nga trupat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre çamë, ndërsa theksoi se ngjarjet e asaj periudhe duhet të njihen dhe të interpretohen në mënyrë të saktë.

    “Prandaj, është një rast i jashtëzakonshëm dhe unik i sakrificës së këtyre 49 bashkatdhetarëve tuaj. Dhe kjo tregon se liria jonë aktuale dhe grekësia jonë aktuale kanë themele tronditëse”, u shpreh Tasoulas në ceremoninë e zhvilluar në Paramithi.

    Ai tha gjithashtu se një pjesë e çamëve myslimanë, në bashkëpunim me trupat italiane dhe gjermane, synonin të realizonin territorialisht, sipas tij, idenë e “Shqipërisë së Madhe”, të cilën ai pretendoi se Hitleri ia kishte premtuar Shqipërisë.

    Tasoulas iu referua edhe vendimeve të Gjykatës Speciale të Bashkëpunëtorëve në Janinë, duke deklaruar se deri në vitin 1948 ishin dhënë më shumë se 1.700 vendime ndaj çamëve myslimanë dhe ishin konfiskuar pronat e tyre për krime lufte të kryera, sipas tij, në Thesproti.

    Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të presidentit grek lidhej me rrugëtimin europian të Shqipërisë. Tasoulas argumentoi se njohja e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe pranimi i realitetit historik janë të lidhura me parimet mbi të cilat u ndërtua projekti europian.

    Sipas tij, vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Europian duhet të përballen me të kaluarën dhe me përgjegjësitë që lidhen me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore.

    “Vendi fqinj, Shqipëria, me të cilën padyshim dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, pretendon hyrjen e saj në familjen evropiane. Megjithatë, familja evropiane u krijua mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Tasoulas.

    Ai shtoi se Greqia, sipas tij, nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi, duke e lidhur këtë pjesë të fjalimit me kërkesën greke për dëmshpërblimet nga Gjermania për pasojat e pushtimit nazist.

    Reagon Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”

    Deklaratat e presidentit grek kanë sjellë reagimin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, i cili i ka kundërshtuar akuzat kolektive ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe ka kërkuar reagim institucional nga Tirana.

    Fondacioni deklaron se dënon ekzekutimin e 49 civilëve grekë në Paramithi dhe se viktimat dhe familjet e tyre meritojnë respekt. Në të njëjtën kohë, ai kundërshton që përgjegjësia për veprimet e individëve apo grupeve gjatë luftës t’i atribuohet në mënyrë kolektive gjithë popullsisë shqiptare të Çamërisë.

    “Përgjegjësia penale është individuale”, thuhet në reagimin e Fondacionit, i cili kërkon gjithashtu publikimin e vendimeve dhe emrave të personave të dënuar nga Gjykata Speciale e Janinës, në mënyrë që të bëhet e mundur shqyrtimi i përgjegjësive konkrete.

    Sipas Fondacionit, dokumentimi i plotë i këtyre vendimeve do të ndihmonte në përcaktimin e veprave për të cilat janë dënuar individët dhe në ndarjen e përgjegjësisë individuale nga ajo kolektive.

    Fondacioni kundërshton veçanërisht lidhjen që Tasoulas bëri mes interpretimit të kësaj periudhe historike dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Në reagimin e tij, Fondacioni argumenton se Shqipëria ishte një vend i pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se veprimet e individëve apo strukturave që bashkëpunuan me pushtuesit nuk mund t’i atribuohen automatikisht shtetit apo popullit shqiptar.

    “Veprimet e individëve apo të strukturave bashkëpunëtore nuk mund t’i ngarkohen kolektivisht shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratë.

    Fondacioni i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të kërkojë sqarime zyrtare lidhur me deklaratat e presidentit grek, duke pyetur se çfarë përgjegjësie konkrete i atribuohet Shqipërisë, mbi cilat dokumente mbështeten këto pretendime dhe përse kjo çështje lidhet me procesin e anëtarësimit në BE.

    “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet të kërkojë sqarime zyrtare: çfarë përgjegjësie konkrete i atribuohet Shqipërisë, mbi cilat dokumente dhe përse kjo lidhet me integrimin e saj evropian?”, thuhet në reagim.

    Fondacioni kërkon gjithashtu hapjen e arkivave greke, përfshirë dokumentet gjyqësore dhe pronësore, si dhe ngritjen e një tryeze të përbashkët mes historianëve shqiptarë dhe grekë për shqyrtimin e ngjarjeve të asaj periudhe.

    Sipas tij, çështjet historike dhe të drejtat pronësore të shqiptarëve të Çamërisë duhet të trajtohen përmes dokumenteve, provave dhe dialogut, dhe jo të përdoren si instrument presioni politik apo diplomatik.

    Përplasja mbi interpretimin e historisë

    Deklaratat e Tasoulas dhe reagimi i Fondacionit Çamëria rikthejnë në qendër të debatit një prej çështjeve më të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke: interpretimin e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri, përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë asaj periudhe dhe pasojat që lidhen me dëbimin e popullsisë myslimane çame dhe çështjet pronësore.

    Në ceremoninë në Paramithi, Tasoulas e cilësoi kujtimin e 49 viktimave si pjesë të historisë së qytetit dhe të Thesprotisë, ndërsa theksoi se kjo histori duhet të mbetet pjesë e kujtesës së brezave të ardhshëm.

    Nga ana tjetër, Fondacioni Çamëria thekson se krahas viktimave greke duhet të trajtohen edhe viktimat shqiptare të asaj periudhe dhe se përgjegjësitë duhet të përcaktohen mbi baza individuale dhe dokumentare.

    Fondacioni shprehet se kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë për trajtimin e çështjeve pronësore dhe historike nuk duhet të konsiderohen si armiqësi ndaj Greqisë.

    “Viktimat greke dhe viktimat shqiptare në Çamëri meritojnë të njëjtin dinjitet. E vërteta kërkon prova, drejtësia kërkon përgjegjësi individuale dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona kërkojnë dialog, jo kërcënime nga vendi i krimit”, përfundon deklarata e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.

    Në këtë mënyrë, ceremonia përkujtimore në Paramithi është shndërruar edhe në një debat të ri politik e diplomatik mbi historinë e Çamërisë dhe mënyrën se si kjo çështje duhet të trajtohet në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

    Presidenti Shqipërinë tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e Madhe”/ Presidenti grek rikthen çështjen çame, kërkohet reagim nga Tirana

    October 1, 2026

    Protesta në Prishtinë përfundon pa incidente, Policia: Falënderojmë mijëra qytetarët

    October 1, 2026

    Pamje apokaliptike në Kretë/ Përmbytje dhe rrëshqitje toke, mbyllen shkollat, një viktimë dhe dy të plagosur

    October 1, 2026

    Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.