KLSH sulmohet nga një killer mediatik
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Dikush ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe po vjell.

Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për një media të njohur dhe histori edhe profesionale shumëvjeçare, gazeta SOT ka nisur befas si rrufe në qiell të hapur të sulmojë Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe drejtuesin e tij.
Prej shumë vitesh gazeta SOT ka pasqyruar gjerësisht veprimtarinë e KLSH-së, ka botuar rregullisht lajme dhe shkrime mbi raportet e kontrollit të tyre sipas ligjit, madje ka vlerësuar vazhdimisht punën e këtij institucioni kushtetues.

Por befas SOT nis një valë të ashpër me shkrime denigruese, duke shkelur çdo rregull të etikës profesionale, si rrallë herë më parë.



Kjo metamorfozë e papritur e gazetës SOT, kjo kthesë 180 gradë e tyre nga pro në kundër KLSH-së erdhi në një kohë që CNA sapo ka rinisur të ngrejë shqetësimin mbi portalet dhe gazetarët anonimë, mbi fake news që prodhohen me qëllim ndotjen e imazhit, pse jo duke kërkuar dhe pazare, më tej shkojmë në gjobaxhinj, që sulmojnë biznese për t’i vjedhur.
Rasti i gazetës Sot sjell një tjetër fenomen shqetësues, atë të sulmeve ndaj institucioneve për interesa klienteliste, korruptive apo shantazh për përfitime që shkojnë sa në linjat e institucioneve që kontrollohen tek punësimet dhe emërimet në administratë. Kjo jo vetëm për KLSH-në, por edhe për shumë institucione të tjera kushtetuese. SOT nuk është as rasti i parë dhe as i fundit por më i freskëti.
Kreu i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Armand Shkullaku, tha në një intervistë me CNA TV se “një lukuni portalesh” e kanë bërë gjobëvënien një veprimtari të përditshme.
“Faqe online, gjoja informative, të drejtuara nga gazetarë të dështuar apo mercenarë që ndërsehen me pagesë kundër bizneseve, personave publikë, kolegëve të tyre apo dhe bandave rivale, janë shtuar aq shumë sa rrezikojnë të krijojnë një imazh të deformuar edhe për ata që ushtrojnë me profesionalizëm dhe ndershmëri profesionin e gazetari”, theksoi zoti Shkullaku.
Edhe drejtuesi i Institutit Shqiptar të Medias, Remzi Lani, shprehu shqetësimin për gjobëvëniet nga mediat anonime në një prononcim për CNA TV, duke theksuar se kritika ndaj aktorëve politikë apo të biznesit është legjitime, për presioni ndaj tyre për përfitime financiare apo të tjera është i paligjshëm dhe nuk ka të bëjë me gazetarinë e vërtetë. Qarqet e biznesit janë edhe më shumë të shqetësuara për këtë dukuri.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, u shpreh për CNA TV se “bizneset po raportojnë dëme të konsiderueshme nga informacione të pavërteta dhe sulme të qëllimshme, ndaj kanë dyshime shumë të forta për gjobëvënie”.
Ne jemi të qartë se sulmet paradoksale të gazetës SOT ndaj KLSH-së dhe kreut të saj janë sa meskine, korruptive, brutale dhe të neveritshme. Pa asnjë etikë profesionale, nga turbullimi i ndonjë koke që diçka ka kërkuar dhe nuk i është dhënë, në këtë moment gazeta kthehet në purgator kriminal.
Në arkivin e gazetës prej 5 e 6 gjashtë vitesh rezulton se ka vetëm shkrime pozitive dhe pasqyrim të rregullt të veprimtarinë e KLSH-së.
Si ndryshoi gazeta SOT, kaq shumë për keq dhe kaq befas ndaj KLSH-së dhe kreut të tij, ndërkohë që KLSH është po ai institucion që për më shumë se 2200 ditë ka qenë shembull, por që tani për 5 ditësh dikush ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe po vjell.
Shkaku që çoi tek kjo marrëzi e kolegëve tanë kundër KLSH-së është i qartë dhe zbërthen një tjetër fenomen negativ në media, sulmin ndaj institucioneve kushtetuese për interesa meskine pronarësh gazetash që janë kthyer në killera mediatike./ CNA
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...
Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënsht...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...