Protesta kundër Ramës/ Qytetarët sërish në shesh, të vendosur deri në largimin e kryeministrit: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Në konkurs morën pjesë Barozzi Veiga nga Spanja, BIG dhe COBE nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca. Projektet u prezantuan përpara një jurie ndërkombëtare.
TIRANË- Studioja daneze e arkitekturës BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për projektimin e “Tirana Fountain Plaza”, një ndërhyrje e parashikuar në zonën e njohur si Tajvani, në Parkun Rinia. Projekti u përzgjodh mes pesë propozimeve të paraqitura nga studio të njohura ndërkombëtare.
Në konkurs morën pjesë Barozzi Veiga nga Spanja, BIG dhe COBE nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca. Projektet u prezantuan përpara një jurie ndërkombëtare.
Koncepti i BIG parashikon një strukturë tredimensionale të ngritur mbi tokë, e cila organizohet në disa volume dhe synon të kufizojë sa më shumë zënien e sipërfaqes së parkut. Ideja është që pjesa më e madhe e hapësirës në nivelin e tokës të mbetet e lirë dhe e aksesueshme për qytetarët.
Arkitektët e kanë konceptuar ndërtesën si një lloj “reje”, ku ndërthuren funksione të ndryshme, përfshirë hapësirat e banimit. Nën strukturë krijohen zona të mbuluara dhe ambiente publike, të cilat synojnë të krijojnë edhe një lidhje të re mes Parkut Rinia dhe pjesës urbane përreth.
Një element i rëndësishëm i projektit është edhe uji, i cili ruhet si pjesë e identitetit të zonës dhe e shatërvanit ekzistues, por merr një trajtim të ri arkitektonik. Sipas konceptit të BIG, uji do të ngrihet në strukturë dhe më pas do të rikthehet në park në formën e një “shiu vere”.
Sipas studios, ky mekanizëm synon të krijojë një përvojë të re publike, ndërsa njëkohësisht mund të kontribuojë në përmirësimin e mikroklimës së zonës gjatë periudhave të nxehta të vitit. Gjatë prezantimit të projektit, BIG e përshkroi Parkun Rinia si një pikë ku takohen gjelbërimi, uji dhe jeta sociale e qytetit.
Koncepti i propozuar synon të sjellë funksione të reja urbane pa reduktuar më tej sipërfaqen e gjelbër të parkut. Programi i ndërtesës është ndarë në disa kategori funksionale, ku përfshihen rezidenca, hoteleri dhe ambiente zyrash. Rreth 10% e sipërfaqes së programuar parashikohet t’i kushtohet aktiviteteve kulturore dhe funksioneve të hapura për publikun./Dosja.al
Edi Rama, Bledi Çomo POGRADEC- Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë...
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe...
pamjet TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 124 ditë revoltë kundër qever...
Klevis Balliu, Armand Lilo TIRANË- GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes penale ndaj deputeti demokrat Klevis Balliut, i kallëzua...
pamje nga zjarri LEZHA- Një vatër masive zjarri përfshiu ditën e sotme fshatin Piraj, në Lezhë. Mësohet që, situata...
pamjet TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e qua...
Lavdie Gradica KOSOVA- Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, ka qënë e pranishme në pr...
pamjet PRISHTINË- Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i janë bashkuar protestës &ldqu...
pamje LEZHA- Vatra e zjarrit që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Piraj në Lezhë ka marrë përmasa të frikshme...
pamje PEQIN- Një vatër masive zjarri është regjistruar në fshatin Galush dhe Gjevurtë, në Njësinë Administrati...