Miliona njerëz mund të përballen me rrezik më të madh urie nëse vazhdon ndërprerja e transportit të plehrave bujqësore përmes Ngushticës së Hormuzit, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara.
Jorge Moreira da Silva, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtues i Task Forcës së OKB-së për Ngushticën e Hormuzit, tha se pasojat do të jenë veçanërisht të rënda për vendet në zhvillim.
“Pasojat e mosveprimit janë një tragjedi për vendet në zhvillim”, tha Moreira da Silva.
Sipas tij, ndër vendet më të ekspozuara janë ekonomitë që varen ndjeshëm nga furnizimet me plehra që vijnë nga Gjiri. Ai përmendi Sudanin, Somalinë, Mozambikun dhe Tanzaninë si disa prej vendeve më të cenueshme.
Kriza në Ngushticën e Hormuzit ka sjellë tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të plehrave bujqësore dhe një rënie të përdorimit të tyre, sipas zyrtarit të OKB-së. Këto zhvillime mund të ulin rendimentet bujqësore dhe të përkeqësojnë pasigurinë ushqimore, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta.
Moreira da Silva tha se OKB-ja është e gatshme të vendosë monitorues në terren për të ndihmuar në sigurimin e kalimit të plehrave përmes ngushticës.
“Na duhen shtatë ditë për të vendosur monitorët në terren për të siguruar tranzitin e plehrave. Jemi gati, por ende varemi nga vullneti politik i palëve”, deklaroi ai.
Ngushtica e Hormuzit përbën një korridor strategjik për tregtinë ndërkombëtare. Përtej ndikimit të saj në tregjet e energjisë, pengesat në transportin e plehrave bujqësore mund të prekin drejtpërdrejt prodhimin ushqimor në vendet që varen nga importet.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Tetor19:45
Kërcënon Vladimir Putin: Rusia do të përdorë të gjitha armët nëse sulmohet
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska do të konsideronte përdorimin e “të gjitha armëve” që ka në dispoz...
BOTA
1 Tetor18:54
"Fajin po dështon", Mark Rutte: Rusia po paguan një çmim të madh për luftën në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se jo vetëm Ukraina, por edhe Rusia po përballet me pasoja të rënda p&...
BOTA
1 Tetor18:43
VIDEO/ Momenti dramatik kur automjeti përfundon me shpejtësi në foltore dhe përplas besimtarët
Një makinë elektrike është përplasur me një faltore Guanyin në lagjen kineze të Bangkokut, duke lënë të p...
BOTA
1 Tetor18:40
VIDEO/ Ukraina përdor për herë të parë raketën balistike FP-7, Zelensky publikon pamjet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar përdorimin e parë luftarak të raketës balistike taktike ukrainase FP-7, duke e cilës...
BOTA
1 Tetor18:37
Çfarë do të duhej të bëjë Mbretëria e Bashkuar për t'u ribashkuar me BE-në?
Kryeministri britanik Andy Burnham është shprehur i hapur ndaj mundësisë së rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar n&e...
BOTA
1 Tetor18:29
E dashura e fshehtë nuk e lë vetëm Putinin në udhëtimet jashtë Rusisë! Media: Ish-gjimnastja olimpike e “ndjek këmba këmbës” me avion privat
Një hetim i publikuar nga media investigative ruse Proekt pretendon se Alina Kabaeva ka shoqëruar në mënyrë të fshehtë presid...
BOTA
1 Tetor18:15
Vdekja “fal” të dënuarën me vdekje! Çfarë ndodhi brenda dhomës së ekzekutimit të gruas nga Tenesi
Krista Pike, e vetmja grua e burgosur e dënuar me vdekje në Tenesi, u gjend në qendër të një rasti të paprecedentë, pasi...
BOTA
1 Tetor18:07
Vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, dëshmon anesteziologia, konfirmon telefonatën për antidotin
Hetuesi që po shqyrton çdo aspekt të çështjes lidhur me vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis ka marrë në pyet...
BOTA
1 Tetor18:02
A duhet të kemi frikë nga një sulm rus? Shefi i NATO-s kritikon evropianët: Ne jemi 500 mln njerëz, ata 140
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje, 30 shtator, minimizoi kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve b&...
BOTA
1 Tetor17:55
16 muaj në burgjet e Putinit/ Evan Gershkovich rrëfen çfarë përjetoi
Gazetari amerikan, djali i emigrantëve sovjetikë, u arrestua në Rusi nën akuzën për spiunazh dhe u lirua në gusht 2024, n&eum...