Trump: SHBA po shqyrton bazë ushtarake në Poloni
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një baze ushtarake në Poloni.
I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni po shqyrton vendosjen e një baze amerikane në vendin anëtar të NATO-s, Trump tha se kjo mundësi është në diskutim dhe mund të realizohet.
“Ne kemi respekt të madh për presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, kështu që po e shqyrtojmë këtë mundësi – dhe mund të ndodhë”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan kishte deklaruar edhe muajin e kaluar se SHBA-ja dhe Polonia po bënin “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump kishte thënë se, nëse marrëveshja realizohet, vendndodhja e bazës do të bëhej e ditur së shpejti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për aleancën SHBA-Poloni.
Tragjedi në Indi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni
Irani: Rihapja e Hormuzit varet nga garancitë e SHBA-së për përfundimin e luftës
Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje
- 20:22 Tragjedi në Indi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni
- 20:19 Irani: Rihapja e Hormuzit varet nga garancitë e SHBA-së për përfundimin e luftës
- 20:00 “Dardanët” gati për sfidën ndaj Izraelit, publikohen formacionet zyrtare
- 19:40 Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje
- 19:15 Integrimi në BE, Franca konfirmon mbështetjen për zgjerimin
- 19:06 Putin paralajmëron: Nuk mund të jemi të sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk do të përdoren kurrë