Protesta kundër Ramës/ Qytetarët sërish në shesh, të vendosur deri në largimin e kryeministrit: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Të dhënat më të fundit të INSTAT për kulturën tregojnë se, mes personave që përdorin internetin, grupmosha 55-74 vjeç regjistron përqindje më të larta se të rinjtë në disa kategori të blerjeve online, përfshirë biletat për aktivitete kulturore, librat, gazetat dhe revistat.
TIRANË- Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojnë më shumë muzikë në internet dhe të konsumojnë shumë më tepër filma e seriale, por kur vjen puna te pagesa për disa produkte kulturore, panorama ndryshon.
Të dhënat më të fundit të INSTAT për kulturën tregojnë se, mes personave që përdorin internetin, grupmosha 55-74 vjeç regjistron përqindje më të larta se të rinjtë në disa kategori të blerjeve online, përfshirë biletat për aktivitete kulturore, librat, gazetat dhe revistat.
Në vitin 2025, 48,2% e përdoruesve të internetit të grupmoshës 55-74 vjeç rezultojnë se kanë blerë online bileta për aktivitete kulturore apo të tjera, si kinema, koncerte dhe panaire. Te grupmosha 16-24 vjeç, kjo përqindje është 39,7%, ndërsa te 25-54-vjeçarët 34,3%.
Diferenca bëhet edhe më e fortë te libri dhe shtypi. Rreth 23,9% e përdoruesve të internetit të moshës 55-74 vjeç kanë kryer blerje online për libra, revista ose gazeta. Te të rinjtë 16-24 vjeç, përqindja është vetëm 8,7%, gati tre herë më e ulët. Edhe grupmosha 25-54 vjeç, me 14%, mbetet dukshëm poshtë grupit më të madh në moshë.
E njëjta tendencë shfaqet te filmat dhe muzika. Blerje të tilla online raportohen nga 18,1% e përdoruesve 55-74 vjeç, kundrejt 12,3% të grupmoshës 25-54 vjeç dhe vetëm 8,8% të 16-24-vjeçarëve.
Nga ana tjetër, 80,3% e përdoruesve 16-24 vjeç përdorin internetin për filma ose seriale, ndërsa te 55-74-vjeçarët kjo peshë është vetëm 21,5%. Për muzikën, diferenca është edhe më e madhe: 75,6% te të rinjtë dhe 18,3% te grupmosha 55-74 vjeç. Edhe lojërat online përdoren nga 71,5% e të rinjve, kundrejt 19,1% të grupmoshës më të madhe.
Të rinjtë janë shumë më aktivë në konsumin digjital të kulturës, ndërsa te një pjesë e mallrave dhe shërbimeve për të cilat duhet të paguhet, përdoruesit 55-74 vjeç dalin proporcionalisht më aktivë.
Në nivel kombëtar, 36,7% e përdoruesve të internetit 16-74 vjeç raportojnë blerje online të biletave për evente, 13% kanë blerë libra, revista ose gazeta dhe 11,6% filma ose muzikë./Monitor
pamjet TIRANË- Studioja daneze e arkitekturës BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar...
Edi Rama, Bledi Çomo POGRADEC- Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë...
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe...
pamjet TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 124 ditë revoltë kundër qever...
Klevis Balliu, Armand Lilo TIRANË- GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes penale ndaj deputeti demokrat Klevis Balliut, i kallëzua...
pamje nga zjarri LEZHA- Një vatër masive zjarri përfshiu ditën e sotme fshatin Piraj, në Lezhë. Mësohet që, situata...
pamjet TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e qua...
Lavdie Gradica KOSOVA- Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, ka qënë e pranishme në pr...
pamjet PRISHTINË- Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i janë bashkuar protestës &ldqu...
pamje LEZHA- Vatra e zjarrit që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Piraj në Lezhë ka marrë përmasa të frikshme...