Protesta kundër Ramës/ Qytetarët sërish në shesh, të vendosur deri në largimin e kryeministrit: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
37-vjeçari, i cili konsiderohet nga autoritetet belge si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale shqiptare ose ndryshe “Kompania Bello”, ishte arrestuar në Emiratet rreth dy vite më parë, pas një kërkese të autoriteteve belge për ekstradimin e tij.
BELGJIKË- Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi dhe i njohur me pseudonimet “Alduth” e “Shqiptari i gjatë”, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës, ku do të vuajë dënimin me 10 vite burg të dhënë nga drejtësia belge. 37-vjeçari, i cili konsiderohet nga autoritetet belge si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale shqiptare ose ndryshe “Kompania Bello”, ishte arrestuar në Emiratet rreth dy vite më parë, pas një kërkese të autoriteteve belge për ekstradimin e tij.
Sipas mediave të huaja, Dizdari u nis të mërkurën nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pas disa orësh udhëtim, mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek. Nga aty, ai u transferua në një institucion penitenciar belg. Dizdari është dënuar nga gjykata e Antwerp-it me 10 vite burg dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh, në kuadër të dosjes “Yaramis”, që lidhet me trafikun e kokainës dhe nxjerrjen e ngarkesave të drogës nga porti i Antwerp-it.
Përveç dënimit me burg dhe gjobës, gjykata ka urdhëruar edhe konfiskimin e një përfitimi kriminal me vlerë rreth 7.5 milionë euro, që autoritetet ia atribuojnë Dizdarit. Sipas hetimeve belge, pasi grupi “Yaramis” humbi pozitat e tij në port për shkak të konflikteve të brendshme dhe hetimeve policore, Matoshi dyshohet se bashkëpunoi me Omar Govers dhe Najim E.M. për organizimin e nxjerrjes së ngarkesave të kokainës nga porti.
Në një tjetër pjesë të hetimeve, prokuroria belge dyshon se gjatë viteve 2020 dhe 2021 janë kryer dy transporte parash në interes të Dizdarit, me një vlerë totale prej 1.75 milionë eurosh. Kjo pjesë e çështjes është veçuar dhe do të trajtohej në një procedim të veçantë. Emri i Eldi Dizdarit është i njohur edhe për autoritetet shqiptare.
SPAK e ka përfshirë atë në hetimet që lidhen me “Kompania Bello”, ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e disa prej pasurive të tij. Ekstradimi është konfirmuar edhe nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës kërkon bashkëpunim ndërmjet shteteve./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojnë më shum&eum...
pamjet TIRANË- Studioja daneze e arkitekturës BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar...
Edi Rama, Bledi Çomo POGRADEC- Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë...
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe...
pamjet TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 124 ditë revoltë kundër qever...
Klevis Balliu, Armand Lilo TIRANË- GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes penale ndaj deputeti demokrat Klevis Balliut, i kallëzua...
pamje nga zjarri LEZHA- Një vatër masive zjarri përfshiu ditën e sotme fshatin Piraj, në Lezhë. Mësohet që, situata...
pamjet TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e qua...
Lavdie Gradica KOSOVA- Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, ka qënë e pranishme në pr...
pamjet PRISHTINË- Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i janë bashkuar protestës &ldqu...