Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto me presidentin amerikan Donald Trump, duke pretenduar me ironi se imazhi është krijuar me inteligjencë artificiale.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA”, shkruan Rama, duke iu referuar kritikëve të tij.
Ai vijon me një tjetër batutë: “Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”.

Rama mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në disa shtete amerikane.
Vizita u shoqërua edhe me protesta të disa aktivistëve shqiptarë në New York. Në një prej episodeve, protestuesit hodhën vezë në drejtim të Ramës dhe lëshuan thirrje kundër tij.













