
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.
Përmes postimit, Rama ka ironizuar opozitën, duke iu referuar akuzave të saj se fotografitë e publikuara prej tij mund të jenë të krijuara me Inteligjencë Artificiale.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, shkruan Rama në postimin e tij.
Fotografia është publikuar gjatë qëndrimit të kryeministrit shqiptar në SHBA, ndërsa postimi i tij vjen pas debatit në rrjetet sociale dhe në politikën shqiptare lidhur me fotografitë dhe takimet e Ramës gjatë vizitës së tij./Versus.al
View this post on Instagram

