Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama publikon FOTOGRAFINË krah Lindës dhe Presidentit Donald Trump (MESAZHI PËR KRITIKËT)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama publikon FOTOGRAFINË krah Lindës dhe Presidentit Donald Trump
Edi Rama krah Lindës dhe Presidentit Donald Trump

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij, një fotografi zyrtare të shkrepur në Shtëpinë e Bardhë, ku shihet me bashkëshorten Linda dhe Presidentin amerikan Donald Trump. Fundjavën e kaluar, Edi Rama u kthye në Tiranë, nga turi i tij në Amerikë.

Teksa publikon fotografinë, ai ka dhe një mesazh për kritikët që kanë shkruar se teksa ishte në SHBA, Edi Rama nuk është pritur nga presidenti Donald Trump.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se po del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Edi Rama publikon FOTOGRAFINË krah Lindës dhe Presidentit Donald Trump
Edi Rama publikon fotografinë krah Lindës dhe Presidentit Trump

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai u shoqërua nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në Nju Jork, Kryeministri Rama mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjithashtu, kryeministri mori pjesë në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare. Ai takoi dhe diasporën, ndërsa nuk munguan dhe protesta të izoluara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese