AKTUALITET /

Publikimi i videove intime me personazhe artistë, kompozitori Adrian Hila merret në pyetje në policinë e Tiranës

Hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e materialeve dhe personat që kanë kryer publikimin dhe shpërndarjen e tyre në internet.

Shkruar nga Versus

Publikimi i videove intime me personazhe artistë, kompozitori Adrian Hila

Kompozitori i njohur Adrian Hila ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në lidhje me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime me persona të njohur.

 Hila po merret në pyetje prej orës 20:00, pas publikimit dhe shpërndarjes së videove seksuale ku me disa personazhe publike.

Ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletëthirrje për t’u paraqitur pranë institucioneve, pas publikimit të videove intime të filmuara në studion e tij muzikore.

Deri më tani, nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë së kompozitorit apo nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e materialeve dhe personat që kanë kryer publikimin dhe shpërndarjen e tyre në internet./Versus.al

Poll