E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri përfshin 25 hektarë në Peqin, flakët afrohen vetëm 30 metra nga banesat

Situata vijon të jetë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishta, shkurre dhe sipërfaqe me bimësi, duke përshkuar deri tani rreth 25 hektarë.

Pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonës, si dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarri nuk është shuar.

Reklamë

Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë, ndërsa në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar në drejtim të një blloku banesash.

Rreth orës 21:30, të gjitha forcat në terren janë përqendruar në sektorin ku zjarri paraqet rrezikun më të madh për banesat. Sipas informacioneve nga terreni, flakët ndodhen rreth 30 metra larg disa banesave, duke e bërë situatën veçanërisht shqetësuese.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për të krijuar një vijë mbrojtëse dhe për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave.

Në terren vijon operacioni për izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.