AKTUALITET /

Zjarr në Gramëz të Krujës, flakët mbërrijnë pranë aksit Thumanë-Kashar

Nga pamjet në terren, zona shihet e mbuluar nga tymi i dendur, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv.

Shkruar nga Versus

Zjarr në Gramëz të Krujës, flakët mbërrijnë

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Gramëzit në Krujë, ku flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke bërë që flakët të afrohen pranë aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Nga pamjet në terren, zona shihet e mbuluar nga tymi i dendur, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv.

Deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje për shuarjen e flakëve. Nuk ka ende informacion për dëme në banesa apo persona të lënduar.

Poll