Iljazaj: Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, jemi para një skandali

1 Tetor 2026 | 22:23

Analisti Elvis Iljazaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku foli për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me çështjen e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Iljazaj u ndal te kompetencat e SHISH-it për përgjimin dhe theksoi se mbledhja e informacionit duhet të lidhet me çështje të sigurisë kombëtare.

“SHISH-i mund të përgjojë këdo teorikisht për arsye të sigurisë kombëtare. Për këtë është: të mbledhë informacione për sigurinë kombëtare, jo të mbledhë informacione për luftën brenda klaneve apo në interesa personale. Nëse ka elemente të sigurisë kombëtare të tipit kur ka dyshime se një prokuror po bashkëpunon me shërbime informative të një shteti tjetër, mund të përgjojë edhe një prokuror, nëse ka arsye të sigurisë kombëtare. Por nëse bëhet për luftëra personale dhe interesa personale, atëherë përbën skandal. Nëse prokuroria ka të dhëna që janë përgjuar, mund të hapë hetim për këtë gjë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iljazaj: Publikimi i pamjeve intime, kërcënim për privatësinë e të gjithëve

Analisti Elvis Iljazaj gjatë diskutimit në “Now”, ngriti shqetësimin mbi publikimin e pamjeve intime në publik të kompozitorit të njohur Adrian Hila, duke e cilësuar...
21:43 | 01/10/2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Marrja...
21:39 | 01/10/2026

Ersekë, Rinalt Kasko prezanton librin e parë me poezi, “Qyteti prej letre”

Erseka u kthye në një pikëtakim të artit dhe poezisë, ku Rinalt Kasko prezantoi librin e tij të parë, “Qyteti prej letre”. Mbi 1 mijë...
19:00 | 01/10/2026