Protesta kundër Ramës/ Qytetarët sërish në shesh, të vendosur deri në largimin e kryeministrit: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Me anë të një reagimi në Facebook, Resuli ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar procesi i rehabilitimit të shkarkuesit të rezervuarit, i cili, sipas tij, ka një kapacitet prej rreth 11 milionë m³ ujë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 190 hektarësh.
TIRANË- Eksperti dhe Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Rezervuarin e Kasharajt, duke e cilësuar atë si një skandal të rëndë mjedisor dhe ekologjik, me pasoja të drejtpërdrejta për ekosistemin dhe komunitetin.
Me anë të një reagimi në Facebook, Resuli ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar procesi i rehabilitimit të shkarkuesit të rezervuarit, i cili, sipas tij, ka një kapacitet prej rreth 11 milionë m³ ujë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 190 hektarësh.
Ai thotë se tenderi është fituar nga një kompani me ofertë 33.9% nën fondin limit, ndërsa 5 nga 9 ofertuesit janë skualifikuar. Resuli kërkon sqarime mbi procedurën e tenderimit dhe mënyrën e zbatimit të projektit. Sipas tij, dokumentet zyrtare të tenderit në APP parashikonin që hinka të rrethohej me 240 m² palankola, ndërsa uji brenda rrethimit të largohej me motopompë për rreth 60 orë.
Ai thekson gjithashtu se projekti, sipas tij, nuk parashikonte tharjen e të gjithë rezervuarit. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me ngordhjen e peshqve. Eksperti shprehet se në rezervuar kanë mbetur tonelata peshq të ngordhur dhe të dekompozuar, duke e cilësuar këtë si pasojë të një problemi menaxhimi dhe jo thjesht si një fatkeqësi natyrore.
Reagimi i Ervin Resulit:
SKANDAL i rëndë mjedisor dhe ekologjik, me pasoja të drejtpërdrejta për ekosistemin dhe komunitetin.
Rezervuari i Kasharajt, 11 milion m³ ujë dhe 190 hektarë jetë, u tha për një "rehabilitim shkarkuesi". Tenderi u fitua nga një kompani me ofertë 33.9% nën fondin limit, çka ngre shumë pikëpyetje, ndërsa 5 nga 9 ofertuesit u skualifikuan. Punimet u ndalën në shkurt dhe askush nuk ia çau kokën që afatet u tejkaluan. Dokumentet zyrtare të tenderit në APP tregojnë qartë si duhej punuar: hinka rrethohej me 240 m² palankola (pendë metalike) dhe uji brenda rrethimit hiqej me motopompë për 60 orë. Pra punë në të thatë vetëm rreth shkarkuesit, pa prekur rezervuarin. Askund në projekt nuk parashikohet tharja e liqenit.
Atëherë lind pyetja: a u shty me qëllim rinisja e punimeve deri në fund të shtatorit, kur niveli i ujit bie natyrshëm në pikën më kritike? Duke thar rezervuarin punohet në të thatë pa palankola, pa pompim, pa rrethim dhe pa kosto. Por kush i paguan pastaj ata zëra të preventivit? Dhe kush paguan për peshkun që mbeti në baltë , demin mjedisor dhe ekologjik ? Tonelata peshq të kalbur. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, është dështim menaxhimi. Ku ishte projektuesi? Ku ishte mbikëqyrësi? Ku ishte zhvilluesi, po Bashkia, gjatë 8 muajve vonesë? Si mjek veteriner, e them me pergjegjesi : rreziku nuk mbaroi me fotot. Peshku i dekompozuar është burim i njohur i botulizmit te shpendët dhe kafshët, ndot ujin e kanaleve të ujitjes dhe tokën përreth.
Groposja e tonelatave me peshk kërkon autorizim veterinar dhe vend të vlerësuar për ujërat nëntokësore. Sot këtë punë po e bëjnë Forcat e Armatosura, por me çfarë protokolli, me çfarë autorizimi dhe ku? Ky eshte hall me vete ! Kërkohet transparencë e plotë: kontratën, projektin, planin e zbrazjes, ditarin e punimeve, raportet e mbikëqyrësit dhe dokumentin mjedisor. Peshku qelbet nga koka, dhe këtu koka duhet të japë llogari./Dosja.al
TIRANË- Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE&rsq...
Adrian Hila TIRANË- Kompozitori i njohur Adrian Hila ndodhet aktualisht në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në p...
TIRANË- Fiks Fare vijon investigimin mbi mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga AZHBR, duke sjellë të tjera detaje për ...
AZHBR TIRANË- Fiks Fare vijoi të denoncojë veprimet e dyshimta të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, ku me një...
Ron Yeffet TIRANË- Në audiopërgjimet e reja të Ron Yeffet zbulohet se ai po kërkonte që të hapë nj&e...
Protestuesit ndalojnë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thirrje në kor: Polici e krimit...
pamjet TIRANË- Dita e 124-t e protestës kundër qeverisë Rama është shoqëruar me tensione. Ndërsa qytetar...
Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi BELGJIKË- Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi dhe i njohur me pseudonimet “Alduth” e &ldquo...
ANGLI- Një investigim i gazetës britanike The Sun thekson se bandat kriminale shqiptare në Britani po krijojnë gjithnjë e m...
foto ilustruese TIRANË- Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojnë më shum&eum...