“Këtu fle me vajzën time”, Nini: Dikush po ndjek mediat dhe po publikon videon e radhës
Drejtuesi i “Acromax”, Aldor Nini, komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania publikimin e videove intime të kompozitorit Adrian Hila.
Nini deklaroi se publikimi i materialeve po bëhet, sipas tij, në mënyrë të organizuar dhe nga persona që kanë njohuri profesionale në menaxhimin e informacionit dhe mediave.
“Pse ka ndodhur ky publikim? Shantazh nuk është bërë ndaj Hilës. Dje, në 12 të natës, doli një video ku thuhej: ‘Këtë e kam alarm, unë këtu fle me vajzën time’. Pra, dikush po ndjek mediat dhe po publikon videon e radhës, në mënyrë që ai ta zgjerojë narrativën që ai do që ne ta besojmë”, u shpreh Nini.
Sipas tij, mënyra dhe momenti i publikimit të materialeve ngrenë dyshime për një skenar të mirëorganizuar, edhe pse ai tha se nuk e di se kush qëndron pas publikimit.
“Ka një dorë goxha profesionale që po merret me këtë çështje. Të gjitha faqet që janë marrë në mënyrë ekstreme me revolucionin e flamingos nuk po publikojnë më për protestën, por kanë kaluar te halli i videos”, tha ai.
Nini e cilësoi situatën si një “sulm”, ndërsa theksoi se mbetet e paqartë se kush mund të jetë pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime.
“Mendoj që ky është një sulm, nuk e di se nga kush”, përfundoi ai.
Iljazaj: Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, jemi para një skandali
“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani vendos “pikat mbi i” për shpërndarjen e videove intime
Iljazaj: Publikimi i pamjeve intime, kërcënim për privatësinë e të gjithëve
- 22:23 Iljazaj: Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, jemi para një skandali
- 22:16 Trump: Irani do të goditet rëndë nëse ka lidhje me incidentin e linjës Dubai-Tel Aviv
- 22:11 Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
- 22:07 SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë dhe 10,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme
- 21:44 “Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani vendos “pikat mbi i” për shpërndarjen e videove intime
- 21:43 Iljazaj: Publikimi i pamjeve intime, kërcënim për privatësinë e të gjithëve