AKTUALITET /

Situatë kritike me zjarret në disa fshatra të Peqinit, flakët u afrohen banesave

Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa në orët e mbrëmjes zjarri ka avancuar në drejtim të një blloku banesash.

Shkruar nga Versus

Situatë kritike me zjarret në disa fshatra të Peqinit,

Situata vijon të jetë kritike në fshatrat Galush dhe Gjevur të Peqinit, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, shkurre dhe bimësi.

Deri tani, flakët kanë përshkuar rreth 25 hektarë tokë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë.

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, struktura të emergjencave civile, efektivë të Forcave të Armatosura dhe banorë të zonës. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri, por zjarri ende nuk është neutralizuar.

Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa në orët e mbrëmjes zjarri ka avancuar në drejtim të një blloku banesash.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar afrimin e tyre drejt banesave./Versus.al

Poll