SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj Iranit, duke synuar sektorët automobilistik dhe hekurudhor, si dhe një rrjet financiar të lidhur me Rusinë, njoftoi të enjten Departamenti amerikan i Thesarit.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se masat synojnë individë dhe subjekte që, sipas Uashingtonit, i mundësojnë Iranit të sigurojë të ardhura dhe të shmangë sanksionet ndërkombëtare.
Në listën e sanksioneve janë përfshirë dy prej prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në Iran, Iran Khodro dhe SAIPA, së bashku me disa prej filialeve të tyre. Sanksionet prekën gjithashtu Kompaninë Hekurudhore të Republikës Islamike të Iranit, në pronësi të shtetit, si dhe dy kompani të tjera të sektorit hekurudhor.
Departamenti i Thesarit shtoi gjithashtu sektorët automobilistik dhe hekurudhor të Iranit në kuadrin e sanksioneve sektoriale, duke i dhënë mundësi SHBA-së të marrë masa ndaj subjekteve dhe individëve që operojnë në këto industri.
Veçmas, autoritetet amerikane e përcaktuan Rrjetin A7 si një “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”. Sipas Departamentit të Thesarit, rrjeti, i lidhur me Rusinë, është përdorur nga Irani për të anashkaluar sanksionet dhe ka përpunuar më shumë se 17 miliardë dollarë përmes nën-agjentëve të tij nga janari 2025 deri në qershor 2026.
Trump: Irani do të goditet rëndë nëse ka lidhje me incidentin e linjës Dubai-Tel Aviv
Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë dhe 10,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme
- 22:25 “Këtu fle me vajzën time”, Nini: Dikush po ndjek mediat dhe po publikon videon e radhës
- 22:23 Iljazaj: Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, jemi para një skandali
- 22:16 Trump: Irani do të goditet rëndë nëse ka lidhje me incidentin e linjës Dubai-Tel Aviv
- 22:11 Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
- 22:07 SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë dhe 10,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme
- 21:44 “Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani vendos “pikat mbi i” për shpërndarjen e videove intime