web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tërë dynjaja duke u kënaqur”/ Beci “shuplakë” policisë: Ndjekja penale duhet të niste menjëherë

1 Tetor 2026, 22:31, Aktualitet CNA

“Tërë dynjaja duke u kënaqur”/ Beci

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar skandalin me publikimin e videove intime të personazheve të njohur.

I ftuar në emisionin Opinion, Beci ka kritikuar ashpër policinë për mos ndjekjen e menjëhershme të rastit.

Ai ka nënvizuar se Policia e Shtetit duket se është e papërgatitur në sektorin e krimit kibernetik.

“Nuk kemi ankim nga qytetari dhe patjetër që do presim të kemi ankim nga qytetarët, nuk është e vërtetë. Vepra penale që po konsumohej dje dhe po vazhdon të konsumohet sot në Republikën e Shqipërisë dhe tërë dynjaja është duke u kënaqur, është vepër penale e cila duhej të ndiqej kryesisht brenda dy-tre orëve nga sektori i Krimit Kibernetik.

Ne jemi pjesë e konventave të mbrojtjes së krimit kibernetik dhe kemi një zyrë të krimit kibernetik e cila vepron 24/7, në lidhje me të gjitha rrjetet sociale. Ne kemi një AKEP i cili funksionon në bazë të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave dhe shpërndarjen e të gjitha materialeve, të cilat lidhen me shpërndarësit e internetit.

Dje u pa që nuk reagoi askush! -+Me sa shoh, Policia është, ka qenë dhe do të jetë e papërgatitur në këtë sulm, sepse vazhdojnë të shtojnë patrullat e policisë dhe nuk shtojnë specialistët që kanë lidhje me krimin kibernetik. Këtu u fol për sektorët e krimit kibernetik, po ata nuk kanë kompjutera dhe jo më të fillojnë në ‘lojëra’ të tjera", tha Beci./ CNA





Lajmet e fundit nga