Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë

1 Tetor 2026 | 22:46

Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë e disa personazheve publike.

Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka shpjeguar se në banesën e tij kishte instaluar kamera sigurie, si brenda ashtu edhe jashtë saj, që prej vitit 2023.

“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike.

Kompozitori ka theksuar se instalimi i kamerave është bërë për arsye sigurie dhe se bëhet fjalë për pajisje të zakonshme, të cilat regjistrojnë pamjet dhe më pas i fshijnë ato.

“Për këtë arsye i vendosa dhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, mësohet të ketë deklaruar Hila.

Në dëshminë e tij, kompozitori ka mohuar gjithashtu se ka shkarkuar materialet që janë publikuar në rrjetet sociale.

“Nuk kam shkarkuar asgjë”, është shprehur Hila para efektivëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iljazaj: Rama është penduar për Reformën në Drejtësi

Analisti Elvis Iljazaj gjatë diskutimit në studion e Euronews Albania analizoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama...
22:35 | 01/10/2026

Iljazaj: Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, jemi para një skandali

Analisti Elvis Iljazaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku foli për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me çështjen e masës...
22:23 | 01/10/2026

Iljazaj: Publikimi i pamjeve intime, kërcënim për privatësinë e të gjithëve

Analisti Elvis Iljazaj gjatë diskutimit në “Now”, ngriti shqetësimin mbi publikimin e pamjeve intime në publik të kompozitorit të njohur Adrian Hila, duke e cilësuar...
21:43 | 01/10/2026