Gjermania ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Jürgen Klopp, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 2-0. “Pancerat” dominuan takimin dhe e zhbllokuan sfidën në pjesën e parë me Tom Bischof, ndërsa Florian Wirtz dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin e parë të epokës Klopp.
Golat
Gjermania po fiton 1-0 ndaj Serbisë në përfundim të pjesës së parë, në një ndeshje ku ka krijuar disa raste të rrezikshme.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 39-të. Tom Bischof përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e sipërm të djathtë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh.
Pak sekonda më herët, Florian Wirtz kishte goditur shtyllën pas një aksioni individual dhe një tentative nga afër. Më herët, Pavlovic kishte rrezikuar me një volej nga jashtë zone, ndërsa Wirtz iu afrua golit edhe me kokë.
Në minutat e fundit, Pavlovic dhe Bischof provuan sërish nga distanca, por portieri serb Petroviç reagoi mirë.
Gjermania shkon në dhomat e zhveshjes me epërsinë 1-0.
Gjermania vijon dominimin në pjesën e dytë, me Wirtz që thellon epërsinë në 2-0 në minutën e 61-të.
© SYRI.net
Mungesa e Ronaldos nuk ndihet, Portugalia fitonte goleadë në Danimarkë
Wayne Rooney siguron flokë të rinj pas dy transplanteve: Jam shumë i kënaqur me pamjen e re
VIDEO/ Barazim spektakolar mes Greqisë dhe Holandës, 'Tulipanët' shpëtojnë në fundBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: