Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Klaudia është viktima e vërtetë, lëreni të qetë", Hervin Çuli shkruan për gruan e Adi Hilës, mbron regjisorin: Kush shkoi në studion e tij, e bëri me qejf! E adhurojnë se është simpatik

Shkruar nga Newsbomb
"Klaudia është viktima e vërtetë, lëreni të
Hervin Çuli, regjisor dhe aktor i njohur,

Hervin Çuli, regjisor dhe aktor i njohur, ka bërë një shënim për kolegen Klaudia Mikeli Hila, e cila është edhe bashkëshortja e kompozitorit Adi Hila. Ai shkruan se Klaudia me profesion regjisore për gati dy dekada, është viktima e vërtetë e episodeve të ditëve të fundit.

Ai thotë se Klaudia Hila është viktima e vërtetë e kësaj historie dhe uron që në internet të mos rrjedhin më video të tjera.

"Shpresoj të mos ja gervishtin edhe më shumë dramën e saj. Personalisht jam i bindur që me forcën që ka do ta kalojë edhe këtë stuhi, edhe pse padyshim jeta e saj nuk do jetë më ajo që ka qënë më parë", shkruan regjisori Hervin Çuli.

"Lereni te qete Klaudian, zhdukini këto imazhe, këto imazhe që unē do ti quaja të trishta! Ato janë imazhe që nuk kanë shkatërruar vetëm një jetë por jetën e shumë familjeve të tjera. E keqja ndodhi, që mos kish ndodhur kurrë, o Zot", vijon ai.

Regjisori Hervin Çuli shkruan se Shqipëria ka kaq shumë skandale, sa shkatërrimi i jetës për një grup artistësh nuk i zgjidh ato. Gjithashtu, ai thotë se personazhet e estradës që shfaqen në video nuk kanë asnjë detyrim të japin asnjë sqarim për jetën e tyre private.

"Nuk kanë bërë asnjë krim. Morali bosh është më i ndyrë se ato video. Ato kane vetëm një detyrim moral, të fortë, torturues, atë përballë Klaudia Mikelit! Se si do e lajnë mëkatin e tyre e dinë ato dhe ndërgjegja e tyre e vrarë", thotë ai.

Hervin Çuli shkruan se Adi Hila është një muzikant i shkëlqyer dhe sipas tij, një djalë plot humor e sharm, ndërsa i cilëson "kafshëri të ndyra" deklaratat se ai i ka xhiruar pamjet për të bërë shantazh.

"Gjithkush ka zbritur në studion e tij ka shkuar me qejf, pa asnjë shkëmbim interesash. Njerëzit e aftë dhe simpatikë janë gjithmonë të adhuruar, e ky nuk është krim. Krimi i tij është xhirimi i intimiteteve pa konsensusin e partnereve. Kjo është gijotina e tij për të cilën duhet gjykuar dhe duhet të japë llogari. Pjesa tjetër e spekullimeve është e neveritshme", vijon Hervin Çuli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese