web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë, ky është skandal”/ Politologu: Prokuroria, të nisë hetim

1 Tetor 2026, 22:44, Aktualitet CNA

“Nëse SHISH ka përgjuar prokurorë, ky është

Politologu Ervis Iljazaj ka folur mbi skandalin e SHISH dhe ish-drejtoreshës Vlora Hyseni.

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, Iljazaj është shprehur se nëse SHISH ka përgjuar prokurorë për interesa personale, ky është një skandal.

Sipas Iljazajt, nëse prokuroria ka të dhëna që janë përgjuar prokurorët duhet të hapë një hetim.

“SHISH-i mund të përgjojë këdo teorikisht për arsye të sigurisë kombëtare. Për këtë është: të mbledhë informacione për sigurinë kombëtare, jo të mbledhë informacione për luftën brenda klaneve apo në interesa personale. Nëse ka elemente të sigurisë kombëtare të tipit kur ka dyshime se një prokuror po bashkëpunon me shërbime informative të një shteti tjetër, mund të përgjojë edhe një prokuror, nëse ka arsye të sigurisë kombëtare. Por nëse bëhet për luftëra personale dhe interesa personale, atëherë përbën skandal. Nëse prokuroria ka të dhëna që janë përgjuar, mund të hapë hetim për këtë gjë”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga