Videot intime, Hila: Kamerat i përdorja për arsye sigurie!

Kompozitori Adi Hila ka pranuar në dëshminë e tij në Policinë e Tiranës, ku po pyetet prej më shumë se një ore se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime.
Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës, si brenda ashtu edhe jashtë banesës, me qëllim mbrojtjen nga vjedhjet.
Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.
Ndërkohë, për publikimin e materialeve intime, Hila ka deklaruar se është vënë në dijeni nga disa miq të tij, të cilët e kanë informuar për daljen e videove.




