Protesta kundër qeverisë/ Qytetarët sërish në shesh: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim të Ramës. Përplasen me policinë gjatë marshimit
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Kërkesat janë që restorantet të kenë ambiente, fillimisht kërkojnë disa salla konference me mikrofonë, dosje e transport.
Ministri Andis Salla e ka gjetur mënyrën se si t’i kthejë sytë nga bujqësia, duke organizuar takime në restorantet më luksoze në vend, me antipasta, mish dhe verë. Megjithëse i gjithë sektori lëngon nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, fillimisht me programin IPARD e aktualisht me mbështetjen e “miqve” me skemat kombëtare, Salla ka menduar që të organizojë evente.
Në vend që paratë të hidhen drejtpërdrejt për fermerët, të mbështeten dhe të financohen, vetë pikat e bujqësisë në rrethe, me urdhër direkt të kreut të ministrisë, bëjnë tendera se si të kënaqin fermerët. Kësaj herë, me valën e madhe në Tiranë me videot intime, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje vendosi të trajnojë 50 fermere (femra).

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, kjo qendër do të bëjë një tender me vlerë deri në 10 milionë lekë të vjetër me objekt “trajnime të grave fermere”. Kërkesat janë që restorantet të kenë ambiente, fillimisht kërkojnë disa salla konference me mikrofonë, dosje e transport.
Trajnimet do të bëhen në Berat, në zonën e Roshnikut, dhe në Gjirokastër, teksa nga specifikimet e kërkesat, s’do mënd që dihet edhe fituesi apo vendi ku do të bëhet “trajnimi” në Roshnik, megjithëse tenderi do të zhvillohet në datën 5 tetor.
Kërkesat e tjera janë që lokali apo vendi të ketë kafe e ujë, mini ëmbëlsira 2 herë. Por, vëmendja më kryesore e të gjithë trajnimit do të jetë dreka e fermereve femra.

Ministria e Bujqësisë kërkon një dreke tepër të bollshme për fermeret femra. Në specifikimet e tenderit kërkohet drekë për 50 persona, në Berat, Roshnik. Pjata e parë të ketë antipasta të ndryshme, sallatë mix, sallatë cesar, brusketa mix. Pjata dytë të ketë mish keci 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë byrek në saç dhe patate furre. Më pas ëmbëlsirë dhe fruta. Dreka do të ketë pije freskuese, verë apo birrë.
Ndërkohë, në të njëjtin tender specifikohet se çfarë do të konsumojnë këto fermere në Gjirokastër. Sërish kërkohet drekë për 50 persona, me antipasta të ndryshme në pjatën e parë. Në pjatën e dytë të ketë mish qengji ose keci, sërish 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë të ketë qifqi me oriz dhe patate furre. Më vonë ëmbëlsirë dhe fruta si dhe pijet pa limit.
“Trajnimi do të jetë një ditë në zonën e Beratit dhe një ditë në zonën e Gjirokastrës”, thuhet në tender./Voxnews.al
Eric Wendt dhe deputetet demokratë TIRANË- Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, ka përshëndetur deputetët ...
Marrëveshja midis partive shqiptare për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi u arrit me kryemi...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se protestat që vijojnë...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka komentuar protestat kundër qeverisë Rama dhe thirrje...
Edi Rama, Donald Trump, Linda Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkë...
Michel Tarran dhe Maksim Haxhia TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran dhe kreu i Dhomës së Avokatis&eu...
Denion Meidani SHKUP- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, p...
Agron Shehaj, Adriatik Lapaj TIRAN Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të S...
Ursula von der Leyen KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndë...
Protestues në Prishtinë duke kërkuar lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët u dënua...