LIVE UPDATES
Aktualitet

Produktet e ndërtimit drejt standardeve të BE-së, markimi CE bëhet i detyrueshëm pas anëtarësimit

Projektligji i ri “Për tregtimin e produkteve të ndërtimit” përcakton rregulla të reja për prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit, duke përfshirë deklarimin e performancës së produkteve, kërkesat për sigurinë dhe ndikimin mjedisor, dokumentacionin teknik dhe, në një fazë të mëvonshme, markimin CE.

2 Tetor 2026, 07:18 Nga E.d
Produktet e ndërtimit drejt standardeve të BE-së, markimi CE
Foto ilustruse

Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënshtrohet një regjimi të ri kontrolli, certifikimi dhe gjurmueshmërie, që synon ta afrojë gradualisht me standardet e Bashkimit Europian.

Projektligji i ri “Për tregtimin e produkteve të ndërtimit” përcakton rregulla të reja për prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit, duke përfshirë deklarimin e performancës së produkteve, kërkesat për sigurinë dhe ndikimin mjedisor, dokumentacionin teknik dhe, në një fazë të mëvonshme, markimin CE.

Projektligji, i hedhur për konsultim, përafron pjesërisht Rregulloren e re të Bashkimit Europian 2024/3110 për produktet e ndërtimit dhe synon që produktet që hidhen në treg të jenë të sigurta, me performancë të dokumentuar, të gjurmueshme dhe të kontrollueshme nga autoritetet. Rregullat do të zbatohen për një gamë të gjerë produktesh ndërtimi, përfshirë edhe produktet e përdorura dhe komponentët kryesorë të tyre.

Relacioni që shoqëron projektligjin evidenton se kuadri aktual shqiptar nuk është përafruar as me rregulloren e mëparshme europiane për produktet e ndërtimit, duke krijuar mangësi në procedurat e certifikimit, dokumentacionin teknik, mbikëqyrjen e tregut dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë. Synimi është që këto boshllëqe të mbyllen para anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Çfarë është markimi CE

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me markimin CE. Në terma të thjeshtë, CE është shenja që tregon se prodhuesi ka vlerësuar produktin sipas kërkesave të harmonizuara dhe merr përgjegjësinë që performanca dhe karakteristikat e deklaruara të tij përputhen me kërkesat përkatëse.

Sipas projektligjit, markimi CE mund të vendoset vetëm pasi prodhuesi të ketë hartuar deklaratën e performancës dhe konformitetit. Me vendosjen e kësaj shenje, operatori ekonomik merr përgjegjësinë për përputhjen e produktit me performancën e deklaruar dhe me kërkesat e ligjit. Projektligji e përcakton CE si të vetmin markim që dëshmon performancën e produktit për karakteristikat thelbësore të mbuluara nga këto rregulla.

Markimi duhet të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe i paheqshëm dhe, kur nuk mund të vendoset drejtpërdrejt në produkt, mund të vendoset në etiketë, paketim ose dokumentet shoqëruese. Ai shoqërohet edhe me informacione identifikuese për prodhuesin, produktin, deklaratën përkatëse dhe, kur kërkohet, organizmin europian që ka marrë pjesë në vlerësimin e tij.

Megjithatë, prania e markimit CE nuk do të thotë se produkti përjashtohet nga kontrollet në Shqipëri. Relacioni sqaron se strukturat e mbikëqyrjes së tregut do të kenë të drejtë të kontrollojnë nëse shenja është vendosur në mënyrë të ligjshme, nëse mbështetet nga deklarata përkatëse dhe nëse produkti përmbush realisht kërkesat e performancës dhe sigurisë.

Produktet e ndërtimit të prodhuara në BE, të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar dhe markimin CE, do të mund të hyjnë në tregun shqiptar pa pengesa shtesë, përveç rasteve kur provohet se përbëjnë rrezik për shëndetin, sigurinë ose mjedisin.

Markimi CE nuk bëhet menjëherë i detyrueshëm për prodhuesit shqiptarë

Pjesa më e rëndësishme për industrinë vendase është mënyra graduale e kalimit drejt këtij regjimi.

Projektligji parashikon shprehimisht se markimi CE nuk do të jetë i detyrueshëm në Shqipëri deri në ditën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, përveç rastit kur një marrëveshje mes Shqipërisë dhe BE-së e bën të detyrueshëm më herët.

Relacioni argumenton se vendosja e menjëhershme e këtij detyrimi do të krijonte vështirësi të mëdha për prodhuesit vendas. Sipas dokumentit, Shqipëria nuk mund të ketë para anëtarësimit organizma të notifikuar nga BE-ja në të njëjtën mënyrë si vendet anëtare, ndërsa një pjesë e prodhuesve shqiptarë nuk kanë ende kapacitetet teknike dhe financiare për të përballuar menjëherë procesin e plotë të markimit CE. Për këtë arsye është zgjedhur një kalim gradual.

Në periudhën para anëtarësimit do të krijohen “organet e miratuara” kombëtare, të cilat do të kryejnë funksione të ngjashme me organizmat europianë të notifikuar dhe njëkohësisht do të përgatiten që, pas anëtarësimit, të mund të kalojnë në sistemin europian.

Për të shmangur një boshllëk në fillim të zbatimit të ligjit, Instituti i Ndërtimit parashikohet të veprojë si organ i miratuar për një periudhë dyvjeçare, ndërsa strukturave të tjera shqiptare u jepet kohë të akreditohen dhe të marrin miratimin përkatës.

Nëse një prodhues shqiptar dëshiron ndërkohë të përdorë markimin CE para anëtarësimit, kjo do të jetë e mundur kur procedurat përkatëse të vlerësimit dhe verifikimit kryhen nga organizma europianë të notifikuar ose degët e tyre të regjistruara në Shqipëri, në rastet kur kërkohet përfshirja e një pale të tretë.

Edhe standardet bëhen të detyrueshme gradualisht

Përshtatja graduale nuk lidhet vetëm me markimin CE.

Projektligji parashikon që standardet e harmonizuara shqiptare të performancës të bëhen të detyrueshme një vit pasi miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjatë këtij intervali, bizneset do të mund t’i zbatojnë ato në mënyrë vullnetare, duke pasur kështu një periudhë për t’u përshtatur me kërkesat e reja teknike. Në raste të jashtëzakonshme mund të caktohet edhe një datë më e vonshme zbatimi.

Edhe vetë ligji nuk do të zbatohet menjëherë në tërësi. Ai parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, por pjesa më e madhe e dispozitave do të fillojë të zbatohet një vit më vonë.

Për disa nga kërkesat mjedisore janë vendosur afate edhe më të gjata. Grupe të ndryshme të karakteristikave mjedisore të produkteve parashikohet të bëhen të zbatueshme më 1 dhjetor 2027, 9 janar 2030 dhe 9 janar 2032.

Më shumë dokumentacion dhe përgjegjësi për bizneset

Projektligji vendos detyrime të reja edhe për dokumentacionin që shoqëron produktet.

Prodhuesit do të duhet të hartojnë deklaratën e performancës dhe konformitetit, ku jepen karakteristikat kryesore të produktit dhe, gradualisht, edhe informacion mbi performancën mjedisore gjatë ciklit të tij të jetës. Deklarata parashikohet të jetë e disponueshme edhe elektronikisht dhe, në të ardhmen, të lidhet me pasaportën digjitale të produktit.

Importuesit do të kenë detyrimin të kontrollojnë dokumentacionin, deklaratën e performancës dhe konformitetit, etiketimin dhe markimin CE kur ai kërkohet, si dhe të sigurojnë që informacioni i nevojshëm të jetë i disponueshëm në shqip. Ata do të mbajnë gjithashtu përgjegjësi për kushtet e magazinimit dhe transportit dhe nuk duhet të hedhin në treg produkte që dyshohen si jo-konforme.

Detyrime të ngjashme vendosen edhe për shpërndarësit, të cilët duhet të verifikojnë dokumentacionin përpara shitjes dhe të ndalojnë tregtimin kur kanë arsye të besojnë se produkti nuk përmbush kërkesat.

Projektligji përfshin edhe kalimin drejt pasaportës digjitale të produktit. Sistemi do të lidhet me platformën europiane që do të administrohet nga Komisioni Europian, ndërsa operatorët shqiptarë do të ngarkojnë dhe përditësojnë të dhënat kur Shqipëria të fitojë të drejtën e aksesit në këtë sistem.

Kuadri i ri është konceptuar që të funksionojë si në periudhën para anëtarësimit, ashtu edhe pas hyrjes së Shqipërisë në BE. Në ditën e anëtarësimit, një pjesë e dispozitave kombëtare do të shfuqizohen automatikisht dhe do të zëvendësohen nga zbatimi i drejtpërdrejtë i Rregullores europiane 2024/3110./Monitor

produktet e ndërtimit ce be

Sondazh

Poll

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!